Breaking News
Home / Lajme / Ministrja Elezi në kongresin rajonal BFC SEE në Podgoricë

Ministrja Elezi në kongresin rajonal BFC SEE në Podgoricë

Përfaqësues të Bashkësisë për Njësinë e Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi sot do të marrin pjesë në Kongresin rajonal për shpalljen e komunave më të mirë për investime në rajon në kuadër të Programit “Komuna me ambinet të favorshëm afarist”, që do të mbahet në Podgoricë, Mal i Zi. Në kongres, lajmëron korrespondenti i MIA­s, certifikata do tu ndahet komunave më të mirë, mes të cilëve janë edhe komunat Shtip, Bogdanci, Gazi Babë dhe Qyteti i Shkupit.
Ministrja Elezi do të flasë për politikat dhe mekanizmat për zhvillim lokal dhe promovimin e potencialeve për investim në komunat në Republikën e Maqedonisë. Përndryshe, në Raportin vjetor për vitin 2015, lidhur me programin “Certifikim rajonal i komunave me klimë të favorshme afariste” të BNJVL­së shkruan se këtë vit të paraqitur për marrjen e certifikatës janë komunat Ilinden dhe Manastir.
Në pajtim me programin, BVNJL realizon aktivitete për plotësimin e 12 kritereve për marrjen e certifikatës mes të cilëve është edhe trajnimi në temën “Prezantimi medial i njësiteve të vetëqeverisjes lokale në kuadër të BFC SEE programit”./Radio Vala

1,327 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër, i ftuar Ish karateisti i përfaqësuese së Zvicrës, Shqiprim Salihu

Grenchen SO, me 13 Janar 2019 Ish karateisti i përfaqësueses së Zvicrës, Shqiprim Salihu, ishte …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: