Breaking News
Home / Lajme / Shkëndija deklason Sileksin 3:0 (Video)

Shkëndija deklason Sileksin 3:0 (Video)

Gostivar, me 8 Maj 2016

Shkëndija ka shënuar fitore bindëse 3:0 përballë Sileksit në ndeshjen e xhiros së 4-t të play-offit të Ligës së Parë, e fundit si vendase në këtë sezon dhe e parafundit në këtë kampanjë. Ashtu si që premtuan futbollistët dhanë maksimumin në teren, ndërsa të përkahur nga tribunat dhuruan lojë të mirë dhe fitore të sigurtë. Ndeshja nisi me sulme të Shkëndijës dhe një Sileks të orientuar në mbrojtje. Pas disa rasteve të humbura baraspeshën e prish Viktor Nildo Juffo që lëshon një predhë të vërtetë që ndalet në rrejtën kundërshtare për epërsi 1:0. Deri në fund të pjesës së parë Shkëndija pati edhe raste të tjera për të shënuar, mirëpo në pauzë u shkua me epërsi minimale. Ndryshimi i rradhës ndodhi në minutën e 49-të kur pas një rivënie nga këndi Cuculi kthen topin për Pollozhanin, i cili plason në rrjetë për 2:0. Shkëndija dominonte dhe krijonte raste që nuk u shfrytëzuan, ndërsa Sileksi kansojet e para i solli pas më shumë se një ore lojë, kur fillimisht Bilalli çoi topin në shtyllë pas një harkimi nga këndi, ndërsa më vonë Xhonov godet fortë mirëpo jashtë portës. Në minutën e 74-t publiku përshëndeti me ovacione inkuadrimin në lojë të kapitenit Ferhan Hasani, ndërsa Buba u falënderua me gol pesë minuta më vonë kur ndoqi mirë një aksion të Demirit dhe Alimit, për të përcjellur topin në rrjetën e Sileksit dhe duke vendosur rezultatin final Shkëndija 3, Sileki 0. Loja e mirë dhe fitorja ka kënaqur spektatorët e pranishëm, ndërsa pas përfundimit të takimit ‘Ballistët’ bashkë me lojtarët festuan tre pikëshin duke lënë së bashku takimin e rradhës në finalen e Kupës më 16 maj në Shkup.

SHKËNDIJA-SILEKSI 3:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Gostivar
Shikues: 3 000
Arbitër: Dejan Jakimovski
Arbitra anësorë: Igor Shirilov dhe Toni Stojanovski Arbitra shtesë: Josip Barton dhe Nikolla Kostençev
Delegat: Bobo Stevkovski
Golashënues: Juffo 17’, Pollozhani 49’ dhe Hasani 79’ (Shkëndija) Kartona të verdhë: / Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi (Totre 80’), Cuculi, Ibraimi (Hasani 74’), Radeski (Pollozhani 46’), Zhunior, Juffo, Demiri, Todorovski, Vujçiq.
Trajner: Bruno Akrapoviq
SILEKSI: Mitroviq, Filipovski, Ivanov, Gucev, Rudan, Acevski, Bilalli (Gorgiev 76’), Panovski (Mitevski 66’), Nedelkoviq, Timovski, Xhonov.
Trajner: Momçilo Mitevski

/Radio Vala

1,624 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: