Breaking News
Home / Lajme / Mexhiti, takim me kongresistin Aderholt në Uashington

Mexhiti, takim me kongresistin Aderholt në Uashington

Uashington, 10 Maj 2016

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington DC, kryetari i Komunës Çair të Shkupit dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti, ka vizituar Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kongresin Amerikan. Me këtë rast zhvilloi takime të rëndësishme edhe me autoritetet amerikane, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, rajon dhe botë.

Një takim të përzemërt kishte me përfaqësuesin e kongresistëve republikanë, Robert Aderholt, të cilin e falënderoi për angazhimin korrekt dhe permanent të SHBA-ve në drejtim të zgjidhjes së problemeve të çështjes shqiptare në Ballkan. Në shenjë mirënjohjeje, kryetari Mexhiti, kongresistit Aderholt, i dhuroi një plaketë me simbolin e paqes dhe humanizmit botëror, me figurën e shkupjanes dhe nobelistes shqiptare, Nënë Tereza.

Ndryshe, kryetari Mexhiti në Uashingron hapi ekspozitën me temë “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, dëshmon historitë rreth shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë aktivitet në SHBA, mori pjesë edhe kryesuesi i delegacionit nga Maqedonia, drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani, kryetari i BFI-së, h.Sulejman ef.Rexhepi, kryetarja e Komunitetit Hebraik në Maqedoni, znj.Berta Romano, etj./Radio Vala

1,340 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: