Breaking News
Home / Lajme / Për studentët e Diasporës, Shqipëria dhe Kosova ofrojnë mundësinë për të kryer punën praktike

Për studentët e Diasporës, Shqipëria dhe Kosova ofrojnë mundësinë për të kryer punën praktike

Tiranë/Prishtinë, me 11 Maj 2016

Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Valon Murati bashkë me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, Klosi me një letër u drejtohen studentëve në Diaspora për mundësitë që ofrojnë të dyja shtetet për të kryer punën praktike në institucionet gjatë verës.

RadioVala ua sjellë të plotë letren e minitrave Klosi dhe Murati:
“Të nderuar studentë dhe të rinj
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë, se Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Ministria e

Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, kanë lansuar projektin e përbashkët:
“Puna praktike në institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”.
Dy qeveritë mirëpresin akomodimin e 3000 studentëve e të diplomuarve, të cilët dëshirojnë të
marrin përvojë praktike në institucionet e dy vendeve.
Me këtë rast, ne mirëpresim aplikacionet nga studentët tanë nga diaspora që të jenë pjesë e këtij
procesi, sepse siç kemi thënë edhe në të kaluarën, ju jeni pjesë e atdheut!
Duke ju uruar për punën tuaj që po e bëni me të rinjtë dhe studentët shqiptar atje, ne ju inkurajojmë
që këtë informatë ta shpërndani edhe me rrjetin tuaj atje, në mënyrë që t’u jepet rasti të gjithëve
për aplikim në këtë program.
Më shumë detaje rreth programit të punës praktike në Republikën e Shqipërisë gjeni
tek: http://praktika.sociale.gov.al/ ndërsa për Kosovë në: http://med.rks-gov.net/
Duke ju falënderuar edhe një herë për punën tuaj, ju lutëm t’i përcjellin përshëndetjet tona më të
ngrohta për të gjithë anëtarët tuaj atje!
Sinqerisht tuajt!”
Blendi Klosi
Valon Murati

 

//Radio Vala

785 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: