Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Vijon regjistrimi i nxënësve në klasat e para

Vijon regjistrimi i nxënësve në klasat e para

Gostivar, me 11 Maj 2016

Në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Gostivarit që nga data 03.05.2016 ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e para.
Në nivel të Komunës vende të lira të parapara për regjistrimin e filloristëve në shkollat fillore publike ka gjithsejtë për 1623 nxënës.

Njoftohen të gjithë prindërit që regjistrimi është në vijim deri më 31.05.2016 dhe se për regjistrim të nxënësve duhet certifikata e lindjes dhe vërtetim mjekësor për evidencën e vaksinimit.

Të gjitha shkollat fillore kanë të formuara komisionet për regjistrim të nxënësve dhe çdo ditë bëjnë pranim për regjistrim.

Deri më tani (10.05.2016) në të gjithë shkollat janë regjistruar 129 nxënës.

Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta të gjithë nxënësve filloristë u dëshiron suksese në bankat shkollore dhe shëndet të plotë./Radio Vala

1,457 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër (6) të ftuar drejtuesit e UKSHFZ-së

Kryetari dhe Nënkryetari i Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demoli dhe …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: