Breaking News
Home / Arsim / Maturantët e Shkupit në udhëkryqin e parë jetësor

Maturantët e Shkupit në udhëkryqin e parë jetësor

Shkup, 12 Maj 2016

Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, në bashkëpunim me unionet e nxënësve të shkollave të mesme të qytetit të Shkupit, në Info Qendrën e FRI-së organizuan trajnimin me temë “Orientimi profesional” me ligjërues Migjen Amzain – psikolog.

Struktura e trajnimit përmbante dy pjesë me një kafepauzë të shkurtër ndërmjet tyre. Fillimisht, fjalë përshëndetëse pati kryetari i FRI – së Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa.

Trajnuesi, prof. Migjen Amzai, për profesionet e tyre adekuate, nëpërmjet shembujve konkret, pjesëmarrësve ua paraqiti karakteret e ndryshme të njerëzve të cilët duhen të përputhen me profesionet që posedojnë. Këtë ua vërtetoi edhe nëpërmjet zhvillimit të testit psikologjik, që u ndihmoi nxënësve të gjejnë edhe veten e tyre. “…Ne jemi ata që ti thua për veten, dhe se këshilla nuk është ajo që të ndihmon, por vullneti i lartë”, potencoi profesori Migjen Amzai.

Pjesa e dytë iu takoi nxënësve për të parashtruar pyetje të ndryshme që kishin të bëjnë për zgjedhjen e profesionit të tyre.
Nxënësit ngelen të kënaqur nga ky aktivitet dhe shprehën gadishmëri për tu kyçur në trajnimet e radhës që do të realizohen në sfera të ndryshme./Radio Vala

1,782 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër 16 me Samir Idrizin, trajner i FC Albania Zürich

Miq dhe dashamirë të emisionit Sporti Shqiptar në Zvicër, për shkak të përhapjes së virusit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: