Breaking News
Home / Lajme / Takim midis zëvendës ministrit Maksuti dhe ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Reka – Shqipëria mbështet plotësisht anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Takim midis zëvendës ministrit Maksuti dhe ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Reka – Shqipëria mbështet plotësisht anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Shkup, 12 Maj 2016

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës të Maqedonisë, zëvendës ministri Dr. Bekim Maksuti priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë të akredituar në vend, SH.T. Fatos Reka.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve , përkatësisht dy ministrive të Mbrojtjes, dhe thelllimin e mëtejmë të po të njëjtit. Zëvendës ministri Maksuti theksoi mbështetjen që Republika e Shqipërisë ia jep vendit në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe shprehu mirënjohje të sinqerta për këtë.

Ambasadori Reka me këtë rast tha se Republika e Shqipërisë si anëtare e NATO-s mbështet politikën e NATO-s e “Dyerve të Hapura” dhe uroi që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e plotë e Aleancës, marrë parasysh se ajo tash më ka plotësuar pjesën më të madhe të arritjes së standardeve dhe për një kohë të gjatë është edhe partnere e Aleancës në misione të ndryshme paqeruajtëse ndërkombëtare. Ambasadori Reka gjithashtu informoi zëvendës ministrin Maksuti se Shqipëria ka nominuar një oficer i cili së shpejti pritet të angazhohet në Zyrën Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup. Ai poashtu shfrytëzoi këtë rast t’i urojë detyrën e re zëvendës ministrit Maksuti dhe i dëshiroi atij sukese në punë.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit u zotuan se do të angazhohen maksimalisht që në të ardhmen të ketë më shumë nisma për stërvitje të përbashkëta midis dy Armatave të cilat do të reflektojnë edhe më tepër afërsinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve./Radio Vala

1,303 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër 16 me Samir Idrizin, trajner i FC Albania Zürich

Miq dhe dashamirë të emisionit Sporti Shqiptar në Zvicër, për shkak të përhapjes së virusit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: