Breaking News
Home / Lajme / Kryetari Ahmeti pas takimit me Hajndëll: Ne kemi marrë masa që Parlamenti të vendoset në funksion

Kryetari Ahmeti pas takimit me Hajndëll: Ne kemi marrë masa që Parlamenti të vendoset në funksion

Shkup, 13 Maj 2016
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me diplomatin gjerman Johanes Hajndëll ka kërkuar që të rikthehet Parlamenti dhe falemenderon diplomacinë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

“Takim shumë i rëndësishëm. Diskutuam për zgjedhjet, Marrëveshjen e Përzhinos, proceset euroatlantike”, kështu ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të sotëm me të dërguarin special të Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Johanes Hajndëll në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup.

Ahmeti tha se në këtë takim, BDI i ka dhënë qëndrimet e veta për zgjidhjen e krizës.

“Ne i kemi dhënë qëndrimet e tona për zgjidhjen e krizës. Si të kthehet Kuvendi. Ia bëmë me dije se ne kemi marrë masa që Parlamenti të vendoset në funksion. Dhe, pasi të rikthehet Parlamenti hapen shumë çështje për zgjedhje. Kemi diskutuar ekspertë se si ta arrijmë rikthimin e Kuvendit. Do t’i kërkojmë të gjitha rrugët”, shtoi Ahmeti./Radio Vala

1,616 total views, 3 views today

About RV2

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: