Breaking News
Home / Lajme / Punëtoria do të fokusohet në çështjet që ndikojnë në integrimin e suksesshëm të mjeteve buxhetore si në nivel nacional dhe lokal
????????????????????????????????????

Punëtoria do të fokusohet në çështjet që ndikojnë në integrimin e suksesshëm të mjeteve buxhetore si në nivel nacional dhe lokal

Shkup, 13 Maj 2016

Sot në Qytetin e Shkupit u mbajt punëtoria për përcaktimin e modelit të ardhshëm për financimin e stacionit të trajtimit të ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit, në të cilën u prezentuan Raporti nga analiza e Partneritetit Publik Privat dhe opcionet e rekomanduara, Përgjigjet e komenteve për Raportin Teknik dhe Vizatimet teknike si dhe Vlerësimi i ndikimit ndaj mjedisit jetësor për Stacionin e trajtimit të ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit.

Punëtoria e sotme do të fokusohet në ato çështje që ndikojnë në integrimin e suksesshëm të mjeteve buxhetore si në nivel nacional poashtu edhe në atë lokal, fondet private, huatë e institucioneve financiare ndërkombëtare si dhe financimi i mundshëm nga ana e Komisionit evropian përmes fondeve të IPA-s – theksoi Bashkim Ameti në fjalën hyrëse.

Në këtë punëtori u paraqiten modelet e mundshme të Partneritetit Publik Privat, të cilat zakonisht aplikohen për projekte që kanë të bëjnë me ndërtimin e stacioneve për trajtimin e ujërave të zeza, si dhe analiza e rreziqeve për çdo model të propozuar të Partneritetit Publik Privat. Qëllimi përfundimtar është të përzgjidhet modeli që siguron shërbim me cilësi më të lartë dhe shpenzime të zvogëluara në krahasim me shërbimin që do të ofrohej nga ana e sektorit publik.

Në punëtorinë, e cila është në kuadër të projektit për hartimin e “Studimit për financimin, ndërtimin dhe punën e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit“ fjalime mbajtën edhe kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe ambasadorja e Francës znj. Lorens Oer./Radio Vala

1,254 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: