Breaking News
Home / Lajme / U nënshkruan kontratat për finansimin e projekteve për zhvillimin e rajoneve

U nënshkruan kontratat për finansimin e projekteve për zhvillimin e rajoneve

Shkup, 13 Maj 2016
Ministrja për vetëqeverisje lokale Shiret Elezi sot shpalli fillimin e implementimit të projekteve të ri për zhvillimin e regjioneve planore për vitin 2016, të finansuar nga buxheti i shtetit.
Kontratat për finansimin e projekteve i nënshkruan drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal, Xhemail Elmazi dhe udhëheqësit e tetë(8) Qendrave për zhvillim të rajoneve planore.
Sipas strukturës, më në numër, edhe atë 24, janë projekte infrastrukturore, një është projekt për Plan për menaxhim integral me mbeturina dhe një projekt ka të bëjë me përmirësimin e kushteve për turizëm në mjedise turistike, theksoi ministrja Elezi e cila paralajmëroi edhe finansimin e 54 projekteve në vlerë prej 76,5 miljon denarë.
– Sivjet mund të jemi të kënaqur edhe nga projektet, por edhe nga mjetet e siguruara finansiare. Fjala është për dyfishimin e mjeteve në krahasim me vitin e kaluar, që qartë flet për tendencën e Ministrisë për vetëqeverisje lokale që nga viti në vit të rritet buxheti për zhvillim të barabartë regjional, me qëllim të finansimit të më shum projekteve regjionale të cilët në mënyrë direkte kanë ndikim në kualitetit jetësorë të qytetarëve në regjionet planore, theksoi ministrja Shiret Elezi.
Ministrja Elezi theksoi se Ministria për vetëqeverisje lokale do të vazhdojë me përkrahjen e Qendrave për zhvillim lidhur me forcimin e kapaciteteve, qëndrueshmërinë e tyre dhe zgjërimin e mundësive për përkrahjen e sektorit të biznesit. Do të përkrahim qasjen bashkëpunuese për planifikimin zhvillimorë dhe realizimin e projekteve, përmes gërshetimit të biznesit dhe sektorit qytetar. Me projekte konkurente duam të sigurojmë shfrytëzim maksimal të mundësive për finansim edhe nga burime tjera, fonde nga vendi apo nga Unioni Evropian theksoi ajo.
Me nënshkrimin e kontratave më shum mjete për projekte ka fituar rajoni më pak i zhvilluar, rajoni Verilindorë – 31 miljon denarë, rajoni i Vardarit – 26.400.000 denarë, rajoni Jugperendimorë – 23,850,000 denarë, rajoni i Pollogut 23.700.000 denarë, rajoni i Pellagonisë 21,300,000 denarë, rajoni Lindorë 20,270,000 dhe rajoni Juglindorë – 20.000.000 denarë./Radio Vala

1,312 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: