Breaking News
Home / Lajme / Dëgjesë Publike për Diasporën, dërgoni idetë mbi angazhimin e diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit

Dëgjesë Publike për Diasporën, dërgoni idetë mbi angazhimin e diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit

Bernë, me 15 Maj 2016

Nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sektori i Diasporës në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) po zbaton projektin “Shfrytëzimi i ndikimit pozitiv të migracionit shqiptar për zhvillimin e Shqipërisë”, financuar nga Fondi i Zhvillimit i IOM, transmeton Radio Vala.

Projekti ka si objektiv të përgjithshëm mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë shqiptare në procesin e angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të vendit.

Një nga rezultatet më të rëndësishme të Projektit është hartimi i një dokumenti politik dhe plan veprimi në funksion të strukturimit të angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit në zhvillimin ekonomik, shoqëror e politik të Shqipërisë.

Dokumenti mendohet të orientohet në drejtimet e mëposhtme:

Diaspora dhe angazhimi i të rinjve
Diaspora dhe kultura/ turizmi
Roli i Diaporës në rritjen e Investimeve
Transferimi i aftësive të Diasporës
Shkëmbimet Studentore / Rrjeti i Universiteteve
Diaspora dhe inovacioni
Përfshirja e Diasporës në jeten shoqerore, ekonomike dhe politike
Diaspora dhe Marketingu/ Komunikimi
Diaspora dhe aspektet gjinore
Rrjetet e specialistëve në Diasporë (p.sh. mjekët, arkitektët, etj.)
Filantropia e Diasporës

Dokumenti është në fazën paraprake të hartimit të tij, me kontributin e të gjithë aktorëve të përfshirë.

Në funksion të hartimit të një dokumenti i cili të përfshijë mendimin e të gjithë aktorëve të interesuar, ju ftojmë të kontribuoni me mendimin tuaj në lidhje me nisma të angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit në fushat e mësipërme dhe me aspekte të tjera që mund të përfshihen në këtë dokument të rëndësishëm në adresën email

diaspora@mfa.gov.al

Data e përfundimit të tërheqjes së sugjerimeve e mendimeve është deri më datë 20 maj 2016.

/Radio Vala

1,075 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: