Breaking News
Home / Lajme / FC Prishtina Bern mposhtët nga FC Nidau, por nuk humb kreun e tabelës

FC Prishtina Bern mposhtët nga FC Nidau, por nuk humb kreun e tabelës

Bernë, me 14 Maj 2016

FC Prishtina e Bernës ka marr një humbje pak sa befasuese ndaj FC Nidaus në javën e 18-të Ligës së Dytë Regjionale Bern/Jura.

Djemt e Prishtinës kishin inciativen, rastet dhe shanset për të kaluar në epërsi, por këtë nuk e shfrytëzuan. Në minutën e 64, FC Prishtina fitoi penallti, por nuk e konkretizoi me gol Mehmeti. Pas katër minutash mysafirët e dënuan Prishtinën, krijuan epërsinë 0:1. Sërish e njëjta lojë, Prishtina gaboi dhe pranoi edhe golin e dytë 0:2. Futbollistët e Prishtinës me gjithë rezultatin negativ që kishin, arriten të shënojnën për 1:2. U fitua përshtypja se mund të ndodh rikthim në rezultat mirëpo futbollistët e Nidaus shfrytëzuan optimizmin e “kryeqytetasve” dhe për pak sekonda shënuan golin e 3-të. Ndeshja tanimë kishte fituesin, FC Nidaun.

Edhe pse humbën, ekipi i Prishtinës mbetet në krye të tabelës me 40 pikë, pesë më shumë se Besa dhe 7 më shumë se Nidau.

K.S /Radio Vala

1,356 total views, 3 views today

About RV2

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: