Breaking News
Home / Komunat / Ambasadori i Shqipërisë, Reka dhe Ministri i Drejtësisë, Xhaferi vizituan komunën e Vrapçishtit

Ambasadori i Shqipërisë, Reka dhe Ministri i Drejtësisë, Xhaferi vizituan komunën e Vrapçishtit

Vrapçisht, me 16 Maj 2016

Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi së bashku me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka vizituan Komunën e Vrapçishtit, ku së bashku me ambasadorin u pritën nga kryetari i komunës Bajram Kadria dhe funksionarë të tjerë të kësaj komune.

Veç kësaj, gjatë kësaj vizite delegacioni u ndal para bustit të heroit kombëtar Mehmet Deralla i cili njëherit ishte edhe ministër i mbrojtjes në qeverinë e parë shqiptare të Ismail Qemalit, ku më pas u vizitua edhe shkolla fillore që mban të njëjtin emër.

Pas vizitës në shkollën fillore, ministri i drejtësisë dhe ambasadori Reka vizituan varrezat e shqiptarëve të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore të këtij lokaliteti. /Radio Vala

16_05_2016_xhaferi_reka_vrapcisht (1) 16_05_2016_xhaferi_reka_vrapcisht (2) 16_05_2016_xhaferi_reka_vrapcisht (3)

1,535 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: