Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / U mbajt Ekspozita e Kolonisë Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”

U mbajt Ekspozita e Kolonisë Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”

Gostivar, me 29 Qershor – 2016

Kolonia Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”, e organizuar nga Shoqata e Artistëve të Artit Figurativ “Draodacum”, me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit, ka përmbyllur aktivitetet e saja.

Në ekspozitën kolektive të mbajtur në Galerinë e Qendrës për Kulturë, u ekspozuan punimet e krijuara gjatë qëndrimit në qytetin e Gostivarit të 67 artistëve nga gjithsej 29 shtete të ndryshme të Botë, pjesëmarrës në këtë koloni artistike ndërkombëtare.

I pranishëm në ekspozitë ishte edhe nikoqiri i gjithë manifestimeve të realizuara me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, kryetari Nevzat Bejta.

“Ky manifestim organizohet për të 11 vit me radhë në qytetin e Gostivarit, dhe për mua dhe qytetarët e Gostivarit ka një rëndësi të madhe sepse organizohet me rastin e Ditës së Komunës e cila ka një domethënie të madhe për qytetarët e Gostivarit, sepse më 29 qershor të vitit 1992 pas shkatërrimit të sistemit komunist qytetarët e Gostivarit patën rastin që me votën e tyre demokratike të zgjedhin kryetarin e Komunës”, tha kryetari Nevzat Bejta i cili me këtë rast falënderoj për angazhimin e tyre në organizimin e këtij manifestimi madhështor gjithë anëtarët e shoqatës “Draodacum” dhe veçanërisht kryetarin Reshat Ametin.

Ky i fundit, deklaroi që Kolonia Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”, tashmë është bërë një format i njohur ndërkombëtar dhe paralajmëroi praninë e figurave të njohura ndërkombëtare nga fusha e Artit Figurativ në edicionin vitit që vjen.
“Është një kontribut i jashtëzakonshëm i anëtarëve të shoqatë sonë, dhe besoni se në nivel Ballkanik nuk ka evenimente më të organizuara se kjo. Këtë mund ta sheh çdokush që është i pranishëm këtu”, tha Ameti, duke shprehur binden se kjo traditë e bukur do të vazhdojë, dhe duke shprehur falënderim publik deri tek drejtuesit e Komunës së Gostivarit për përkrahen e treguar tani e disa vite me radhë në organizimin e këtij evenimenti”, tha Ameti.

Kolonia Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”, e realizuar nga shoqata Draodacum, financiarisht u mbështet nga Komuna e Gostivarit. /Radio Vala29_06_2016_kombet_bashkuar 29_06_2016_kombet3 29_06_2016_kombet2 29_06_2016_kombet1

1,532 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: