Breaking News
Home / Arsim / Pensionohet arsimtari Muharem Memedi, për më shumë se 20 vite i kaloi në shkollën e Koritës

Pensionohet arsimtari Muharem Memedi, për më shumë se 20 vite i kaloi në shkollën e Koritës

Çegran, me 30 Qershor 2016

Përfundimi i vitit shkollor 2015/16 në Shkollën Fillore “Përparimi”, në Çegran të komunës së Gostivarit, këtë vit ishte paksa i veçantë për shkak se është pensionuar njëri nga veteranët e arsimit të kësaj ane, arsimtari Muharem Memedi, transmeton Radio Vala.

E veçanta e arsimtarit Memedi është se për më shumë se njëzet vite i kaloi në shkollën fillore periferike “Përparimi”, në fshatin Koritë, ku edukoi dhe nxori me dhjetëra e dhjetëra gjenerata. Mësuesi Muharem, ashtu siç e thërrisnin edhe nxënësit por edhe prindërit e Koritës, ishte një personalitet shumë i respektuar dhe i nderuar për banorët e këtij fshati malor. Kujtojmë që edhe vitet e fundit i kaloi pikërisht në Koritë e cila ishte një dëshirë e tija që të pensionohet në këtë fshat.

Ndërkaq përkitazi për këtë ditë, drejtori i Sh.F “Përparimi”, Lulzim Zeqiri mësuesit Muharem Memedi i ka ndarë mirënjohje dhe një dhuratë simbolike.

“E veçanta e kësaj dite ishte Pensionimi i një veterani tashme te arsimit siç është i nderuari Muharem Memedi, i ci me fjalorin e tij të butë dhe fjalët e mira emocionoi të gjithë kolektivin e arsimtarëve”, thotë drejtori Zeqiri.

K.S /Radio Vala

2,926 total views, 4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: