Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / U mbajt Akademi Solemne me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit – 29 Qershori

U mbajt Akademi Solemne me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit – 29 Qershori

Gostivar, me 30 Qershor – 2016

Me Akademinë Solemne të mbajtur në Pallatin e Kulturës në Gostivar, përfunduan aktivitetet për shënimin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershori.

Në prani të shumë mysafirëve të ftuar, fillimisht fjalë mbajti kryetari i Këshillit Komunal, z. Nasir Musliu i cili vuri në dukje që gjatë vitit të kaluar ashtu sikurse edhe në dy vitet paraprake të këtij mandati u realizua me dhjetëra projekte kapitale që shkojnë në interes të qytetarëve të Gostivarit.

“29 Qershori për qytetarët e Gostivarit është një datë e rëndësishme nga fakti që kjo datë solli demokracinë dhe qytetarët me votën e tyre të lirë zgjodhën drejtuesit e Komunës së Gostivarit”, tha mes të tjerash kryetari i Këshillit Komunal, z. Nasir Musliu.
Musliu vuri në dukje që gjatë kësaj kohe në Këshillin e Komunës u miratuan shumë vendime të rëndësishme nga sfera e urbanizmit, kulturës, sportit, arsimit, sfera sociale dhe sfera të tjera që mundësuan ndryshme pozitive për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit, duke shtuar se rol të rëndësishëm në këtë drejtim dhanë edhe këshilltarët komunal.

Fjalë rasti mbajti edhe ministrja e Pushtetit Lokal, Shiret Elezi e cila mes tjerash theksoi që: “Për mua, kjo ditë është me rëndësi të veçantë, aq më tepër si qytetare e kësaj komune, sepse në vitin 1992 u konstitua Këshilli i parë komunal i dalë nga zgjedhjet e para pluraliste në Republikën e Maqedonisë”

“Nga ajo kohë kanë kaluar 24 vite, të përmbushura me punë të palodhshme për ndërtimin, zhvillimin dhe zbukurimin e qytetin tonë, për demokratizimin e shoqërisë dhe institucioneve komunale. Interesi i qytetarëve ka qenë gjithnjë në rend të parë. Të drejtat e tyre gjithnjë kanë qenë objektivi kryesor për ti dalë në ndihmë çdo qytetari pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, kulturore dhe partiake. Padyshim, merita për këtë kanë të gjithë ata që kanë drejtuar komunën, këshilltarët komunal, grupe dhe shoqata qeveritare dhe joqeveritare, por më meritorë janë të gjithë qytetarë të cilët janë kontribuuesit më të mëdhenj për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e demokracisë në komunën e Gostivarit”, tha mes tjerash Elezi.

Për nder të ditës së Komunës së Gostivarit, mysafirë ishin edhe një delegacion nga Komuna e Smolenit (Republika e Bullgarisë) e cila është binjakëzuar me Komunën e Gostivarit. Fjalë përshëndetëse pati zëvendëskryetarja e kësaj komune, zonja Venera Araçkova.

“Fillimisht më lejoni tu përshëndes në emër të kryetarit të Komunës së Smolenit, Nikolai Melemov të ua uroj Ditën e Komunës së Gostivarit. Më lejoni tu përgëzoj për rezultatet e arritura. Për ne është nder të jemi mysafirë në Ditën e Komunës së Gostivarit”, tha mes të tjerash zonja Araçkova.

Në fjalimin e tij, kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta tha që: “29 Qershori është data e veçantë për qytetarët e Gostivarit. Më 29 qershor, për herë të parë pas sistemit të kaluar komunist, qytetarët e Gostivarit zgjodhën me votën e tyre të lirë kryetarin e Komunës, z. Enver Zenku. Më 29 Qershor na erdhi Demokracia. Demokracia na i solli të gjitha të mirat. Në këtë datë në qytetin tonë erdhi Liria, Barazia dhe Drejtësia”.
Duke folur për projektet e realizuara, kryetari Nevzat Bejta nënvizoi fondet financiare të siguruara nga buxheti komunal përmes taksave dhe tatimeve të qytetarëve, fondeve qeveritare dhe ndërkombëtare, duke veçuar mjetet nga IPA Fondet e BE-së dhe qeverisë zvicerane.

Si projekte kapitale përmendi Stacionin Filtrues të ujit për pije, ndërtimin e katër rezervuarëve për uji të pijshëm, hapjen e rrugës nga fshati Simnicë për në rrugën magjistrale Gostivar – Mavrovë dhe Kërçovë, si dhe rrugën nga fshati Çegran për në autostradën Gostivar – Tetovë. Projekte të rëndësishëm kryetari Nevzat Bejta përmendi ndërtimin e urës së re mbi lumin Vardar pas 26 vitesh pluralizëm, si dhe shtegun për këmbësor përreth lumit Vardar nga qyteti në fshatin Vërtok, investimet në shkollat fillore dhe të mesme, investimet në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit si dhe dhjetëra projekte të tjera infrastrukturore brenda qytetit dhe vendbanimeve përreth.

“Kontribut të madh kanë dhënë pronarët e kompanive private. Ato ndërtuan ndërtesa dhe zbukuruan qytetit. Punësuan një pjesë të mirë të qytetarëve të Gostivarit duke u siguruar të ardhurat për familjet e tyre. Por, ato kanë ndarë nga buxheti familjar edhe për investime në interes publik, siç janë rregullimi i objekteve shkollore dhe investimet në infrastrukturë”, shtoi kryetari Nevzat Bejta, duke përmendur si investim të rëndësishëm në qytetin e Gostivarit dekorimin e Urës së madhe të qytetit nga kompania “Kartel” dhe familja Jashari.

“Është një urë që zbukuron shumë qytetin e Gostivarit dhe do të mban emrin e teologut të mirënjohur jo vetëm në rajonin e Gostivarit, hafëz Jahjës, dhe kjo urë do të jetë simbol i qytetit të Gostivarit”, shtoi kryetari Nevzat Bejta.
Në Akademinë Solemne për shënimin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit qytetare nderi e Komunës së Gostivarit për vitin 2016 u shpall veterania e këngës së bukur burimore shqipe, Hanife Sejfulla Reçani.

Për shkaqe shëndetësore, çmimin me çelësin e qytetit të ndarë nga kryetar i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta e pranoi bashkëshorti i saj, Fehim Reçani.

Duke folur për artisten e madhe, kryetari Bejta nënvizoi që kontributi i Hanife Sejfulla Reçanit ka qenë i jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave artistike, prandaj Hanifja, tha kryetari Nevzat Bejta mban epitetin e bilbilit të këngës së bukur shqipe.
Bashkëshorti, Fehim Reçani shprehur falenderim për drejtuesit e Komunës së Gostivarit që e panë të arsyeshme që çminin të ia ndajnë ikonës së këngës burimore shqipe, Hanife Sejfulla Reçani.

Akademia Solemne u begatua me programin artistik për të cilin u kujdesën ikonat e muzikës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Selami Kolonja.

Gjatë ceremonisë, u shfaq dhe dokumentari televiziv për punët e realizuara të Komunës së Gostivarit nga qershori i vitit 2015 dhe deri në qershor të vitit 2016. /Radio Vala

Gjatë ceremonisë, u shfaq dhe dokumentari televiziv për punët e realizuara të Komunës së Gostivarit nga qershori i vitit 2015 dhe deri në qershor të vitit 2016. /Radio Vala30_06_2016_bejta_akademi 30_06_2016_bejta_akademi1 30_06_2016_bejta_akademi2 30_06_2016_bejta_akademi3

2,335 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: