Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Ali Ahmeti: Xha Branko është njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj për ta thënë të vërtetën mbi shqiptarët e krishterë në Maqedoni

Ali Ahmeti: Xha Branko është njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj për ta thënë të vërtetën mbi shqiptarët e krishterë në Maqedoni

Gostivar, me 11 Shtator – 2016

Në ambientet e Këshillit të Komunës së Gostivarit mbrëmë u promovua libri “Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë” i autorit Branko Manojllovski.
I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili para të pranishmëve mbajti një fjalim rasti.

“Vendbanimi nga vijë unë tradicionalisht miqësi ka pasur me Rekën e Epërme. Që në moshë të vogël jam rritur me njohuri mbi Rekën. Zajazi ka marrë pjesë në dasmat e Rekës dhe pa lodrat e Zajazit nuk janë bë dasmat. Me familjen e axhës Branko njihemi që para 80 vitesh. Ku u njoha xha Brankon. Vendoset përmendorja e Josif Bagerit, kryetari i Komunës ma dha listën me donatorët, në mesin e tyre e lexova edhe Branko Manojllovskin. E thirra Nevzat Bejtën dhe e pyeta se kush është ky. Ka gati 10 vite kjo punë. Nevzati mu përgjigj që e njihte dhe bashkë me Izet Mexhitin e kishin vizituar në Çikago të Amerikës. Xha Branko është njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj për ta thënë të vërtetën mbi shqiptarët e krishterë në Maqedoni. Ato janë vëllezërit tanë të një gjaku. Gjaku nuk bëhet ujë dhe gjaku nuk pihet”, tha mes të tjerash Ahmeti. /Radio Vala11_09_2016_ahmeti_libri_branko 11_09_2016_ahmeti_branko 11_09_2016_ahmeti_branko2 11_09_2016_ahmeti_branko1

 1,248 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Bashkëbisedim me Besim Bublicën, Drejtor Sportiv në FC Dardania Basel, Sporti Shqiptar në Zvicër 25

Sporti Shqiptar në Zvicër, bashkëbisedim me Besim Bublicën, Drejtor Sportiv në FC Dardania Basel Autor …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: