Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Mesazh – urimi i kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me rastin e festës së Kurban Bajramit

Mesazh – urimi i kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me rastin e festës së Kurban Bajramit

Gostivar, me 11 Shtator – 2016
Nesër është festa madhështore e Kurban Bajramit, festë kjo që na rikujton mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bamirësi dhe sakrificë.
Festa e Kurban Bajramit ka për qëllim frymëzimin e dashurisë, triumfit të së mirës ndaj së keqes, dhe mbetet një simbol i sakrificës së njeriut në emër të besimit ndaj Zotit.
Kurbani i Bajramit është mesazhi më i mirë për të gjithë qytetarët, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit, në rritjen e dashurisë për fëmijët, familjen dhe shoqërinë.
Ditët e bukura dhe të gëzuara si festa e Kurban Bajrami vijnë në kohën kur po i afrohemi përmbylljes së pelegrinazhit të HAXHIT në Mekë, njërës prej shtyllave qendrore të fesë Islame.
Vizitat që do t’i bëjmë të miqtë dhe të afërmit gjatë kësaj feste, le të na shërbejnë për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit si vlera universale të të gjitha qytetërimeve në Botë.
Në emrin tim personal, në emër të bashkëpunëtorëve dhe administratës komunale, Ju uroj këtë festë të mirëkuptimit dhe të harmonisë mes njerëzve.
Nevzat Bejta,
Kryetar i Komunës së Gostivarit
/Radio Vala

 1,935 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Bashkëbisedim me Besim Bublicën, Drejtor Sportiv në FC Dardania Basel, Sporti Shqiptar në Zvicër 25

Sporti Shqiptar në Zvicër, bashkëbisedim me Besim Bublicën, Drejtor Sportiv në FC Dardania Basel Autor …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: