Home / Komunat / Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Kadrija: Uroj që të festojmë shumë festa bashkë

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Kadrija: Uroj që të festojmë shumë festa bashkë

Vrapçisht, me 12 Shtator 2016

TË NDERUAR QYTETAR,
Me rastin e festës së Kurban Bajramit,pranoni urimet më të sinqerta në emrin tim dhe në emër të administratës së Komunës së Vrapçishtit .
Kjo festë e cila karakterizon sakrificën dhe durimin është mundësia që të gjithë bashkë të reflektojmë humanitet,tolerancë,mirkuptim dhe virtytet e moralit të pastër njerzor.
Kurban Bajrami na sjell në mendje dashurinë e Krijuesit ndaj njerëzve,solidaritetin dhe shpresën për ditë më të mira.
Padyshim karakteristikë e kësaj feste është edhe Haxhi,andaj të gjithë besimtarëve që këta ditë qëndrojnë në vendet e shenjta për të kryer Haxhin,uroj që tu pranohen lutjet dhe adhurimet që bëjnë ndaj zotit.
Duke ju dëshiruar begati,mirqenje dhe shëndet,uroj që të festojmë shumë festa bashkë.
Me respekt:
BAJRAM KADRIJA
Kryetar i Komunës së Vrapçishtit

2,213 total views, 3 views today

About RV2

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje