Home / Lajme / Ministresha Elezi: Festa e Kurban Bajramit është lulëzimi njerëzor dhe kulmi i devotshmërisë tek besimtari

Ministresha Elezi: Festa e Kurban Bajramit është lulëzimi njerëzor dhe kulmi i devotshmërisë tek besimtari

Shkup, me 12 Shtator 2016

Festa e Kurban Bajramit është lulëzimi njerëzor dhe kulmi i devotshmërisë tek besimtari.
Duke u përkulur përballë Krijuesit të gjithëfuqishëm, besimtarët paraqesin një kuptim tjetër të bukurisë dhe dashurisë. Tregojnë se bota është krijuar dhe vazhdon të ekzistojë me vullnetin e Zotit.
Në emrin tim personal ua uroj këtë festë të madhe, sidomos haxhilerëve tanë që ndodhen në vendet e shenjta Islame. Në ditën e Kurban Bajramit, ceremonia e haxhit përfundon më kënaqësi, sepse në këtë ditë zemrat janë të mbushura me afrinë ndaj Zotit.
Për shumë vite dhe me plotë gëzime në familjet e Juaja.
Me nderime;
Shiret Elezi, ministre e Pushtetit Lokal

960 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje