Breaking News
Home / Lajme / Paratë e mërgimtarëve të rëndësishme për zhvillim social të shtetit

Paratë e mërgimtarëve të rëndësishme për zhvillim social të shtetit

Shkup, 22 shtator 2016
Maqedonia merr të paktën 400 milionë dollarë në formë të remitencave në vit që është rreth 4 për qind e BPV-së, tregojnë rezultatet e hulumtimit dyvjeçar që ishte zbatuar në suaza të projektit “Migrimi si mbrojtje sociale: Analiza e amvisërive shqiptare, maqedone, serbe që pranojnë remitenca”.
Mesatarisht, familjet në Maqedoni marrin rreth 2.500 euro gjatë vitit si derdhje nga të afërmit e tyre në vendet e huaja dhe këto mjete kanë rol të madh social për amvisëritë me çka indirekt ndikojnë edhe ndaj zvogëlimit të varfërisë.
“Remitencat e kanë rolin e mbrojtjes sociale joformale për pranuesit. Atë e tregon fakti se familjet të cilat marrin remitenca kanë më pak gjasa të jenë të varfër për 27 për qind”, deklaroi Blagica Petreski nga Instituti për Hulumtime Ekonomike dhe Politike.
Rekomandimi i ekipit hulumtues është të gjinden strategji me të cilat këto mjete mund të shfrytëzohen në mënyrë adekuate.
Më së shpeshti në Maqedoni mjetet e mërgimtarëve vijnë nga vende me zhvillim të lartë nga Bashkimi Evropian dhe nga shtetet e tejoqeanike siç janë Amerika dhe Australia.
Në krahasim me rajonin, Maqedonia shënon nivel mesatar të marrjes së remitencave. Vlerë më të lartë ka në Kosovë, derisa në Serbi remitencat marrin pjesë me rreth 8,5 për qind të BPV-së.
“Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë se në Serbi familjet të cilat i marrin këto para kryesisht i shfrytëzojnë për nevojat bazë si ushqimi, pagesa e fakturave dhe punë të ngjashme”, theksoi Marko Vladisavleviq nga Fondacioni për Zhvillim të Shkencave Ekonomike nga Beogradi.
Përqindje të lartë të marrjes së remitencave, përkatësisht rreth 30 për qind të BPV-së ka në Kazakistan ku gjithashtu ende nuk ka të ndërtuar strategji për shfrytëzim adekuat të këtyre mjeteve. /Radio Vala

1,205 total views, 3 views today

About RV2

Check Also

FC Kosova e Cyrihut, në Gjakovë për miqësore me Vllaznimin e Agim Canës

E Premte, me 8 Shkurt 2019 Klubi më i suksesshëm shqiptar në Zvicrës, FC Kosova …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: