Home / Gostivar / Sot mbushen pesë vite nga vdekja e Ismaili Memedi i njohur ndryshe si komandant Fisheku

Sot mbushen pesë vite nga vdekja e Ismaili Memedi i njohur ndryshe si komandant Fisheku

Gostivar, me 19 Tetor 2016
I ndjeri ndërroi jetë më 19 tetor të viti 2011. Ishin vitet e hershme atëherë kur Ismaili ende pa mbushur 17 pranvera merr detyrat nga shokët për të shpërndarë flamuj kombëtar (atëbotë të ndaluar) nëpër institucione shkollore. Ismaili e kryen detyrën dhe ngrenë flamurin kombëtar shqiptar në shkollën fillore të Sërmnovës duke hequr atë të Jugosllavisë.
Ky veprim kombëtar i Ismailit ishte pretekst që policia dhe sigurimi shtetëror i atëhershëm të marrin një aksion të tërbuar duke rrahur dhe malltretuar nxënësit, për të gjetur autorin e veprave “Nacionaliste” dhe “Separatiste”.
Zinxhiri organizativ sa vinte e shtohej. Bërthama e celulës ku vepronte Ismaili zgjeronte radhët e veta operative si në Sërmnovë, Gostivar dhe qytetet tjera në Maqedoni, Kosovë, viset tjera shqiptare nën Jugosllavinë e atëhershme, dhe diasporë, e kujton veprimtari dhe bashkëvendësi, Luan Veliu.
Pas mbarimit të gjimnazit Ismaili punësohet si mësues, por për shkak të aktivitetit dhe idesë që kishte për popullin e vet, shumë shpejt përjashtohet nga mësuesia si i pa përshtatshëm për kolektivin dhe i rrezikshëm për sistemin e atëhershëm të shtetit. Më pas, Ismaili vijoi studimet në fakultetin e drejtësisë në Prishtinë.
Kaloi ne një qendër tjetër ku organizimi ilegal ishte edhe më i gjerë dhe më i fortë. Ismail Fisheku nuk ndalej, ishte organizator dhe pjesëmarrës i shumë protestave në Kosovë dhe më vonë për tu uniformuar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtu radhitet ndër të parët dhe së bashku me disa veprimtar të tjerë që kishin rrugëtuar bashkë ndër vite në rrugën drejt zgjidhjes së kauzës kombëtare. Bëhet ndër ushtarët më besnik të komandant Kumanovës ( Ismet Jashari ), dhe komandant Çelikut ( Fatmir Limaj ).
Kleçka ishte foleja e dytë e Ismailit dhe në mesin e veprimtarëve njihej po ashtu si Fisheku i Gostivarit. Demobilizimi i UÇK-së atë nuk e zhveshi nga uniforma, me merita dhe punë qe tregoi gjatë zhvillimit të luftës ai gradohet në nënkolonel dhe zë vendin në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Edhe përskaj perkusioneve dhe sanksioneve të mundshme, për shkak të detyrës zyrtare që kishte, ai nuk qëndroi duarkryq e indiferent për të ndihmuar kryengritjen ushtarake në luginën e Preshevës. Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, nënkoloneli Ismail Begu e gjeti të përgatitur edhe në aspektin psiko – fizik, edhe në atë teknik, i specializuar që më pare në vijat e frontit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në detyrën që kishte në TMK, detyrohet të hyj disa herë në pushim mjekësor, kjo me qëllim për të veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Memedi lind në fshatin Sërmnovë të Gostivarit në janar të vitit 1956.
Së fundmi, Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorëve të Kombit, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve apo të Internuarve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, publikoi dokumentin final në të cilin zyrtarisht u është njohur kontributi në luftën e UÇK-së gjithsej 55 mijë e 637 personave. Dëshmorë të rënë në luftën çlirimtare të Kosovë janë 3 mijë e 269 dëshmorë. Nga regjioni i Gostivarit, në listë gjendet Ismaili Memedi. /Radio Vala

3,866 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje