Home / Lajme / Zv/kryeministri Halili merë pjesë në sesionin e Forumit për mbrojtje dhe siguri globale

Zv/kryeministri Halili merë pjesë në sesionin e Forumit për mbrojtje dhe siguri globale

Bruksel, me 19 Tetor 2016
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili merë pjesë në sesionin e 18 të Forumit për mbrojtje dhe siguri globale “CRANS MONTANA FORUM” që mbahet prej 19 deri më 21 tetor 2016 në Bruksel me përfaqësues qeveritar të Evropës dhe më gjerë.

Në hapjen e këtij evenimenti, me fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua dhe zëvendëskryeministri i Belgjikës z. Didier Reynders, i cili theksoi rëndësinë e kontrollimit të sigurisë në Evropë.

Në kuadër të këtij Forumi zëvendëskryeministri Halili të premten, (21 tetor, 2016) do të mbajë fjalim lidhur me krizën e migracionit dhe sigurinë rajonale. Në këtë rast, zëvendëskryeministri Halili do të prezantoj qëndrimin e Maqedonisë lidhur me këtë çështje, gjendjen aktuale me emigrantët, masat të cilat janë ndërmarrë në koordinimi me vendet e rajonit dhe të BE-së. /Radio Vala

383 total views, 0 views today

About RV2

Check Also

Dalin në shitje biletat për ndeshje vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Tiranë/Prishtinë/Cyrih, më 18 Maj 2018 Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se …

Lini një Përgjigje