Home / Lajme / Ministri Lutfiu takoi ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Plomp

Ministri Lutfiu takoi ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Plomp

Shkup, 20 tetor 2016
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, Vouter Plomp, ku u diskutua rreth bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm në sferën e arsimit dhe shkencës mes dy shteteve.
Ministri Lutfiu, siç ceket në kumtesë, theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë 3 bursa të plota për studentët e rregulltë dhe 2 bursa për studentë për studime të magjistraturës për vitin akademik 2016/2017 në Universitetin Groninengen, Leiden dhe Utrecth në Holandë, në pajtim me Konkursin për shpërndarjen e bursave për studentë që në vitin akademik 2016/2017 do të regjistrohen në ciklin e parë, të dytë apo të tretë të studimeve në njërin prej 100 Universiteteve më të mira në botë, sipas rangimit në Qendrën e universiteteve nga klasa botërore pranë Universitetit Shio Tong nga Shangai.
Ministri Lutfiu theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e gatshme për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm me institucionet përkatëse të arsimit të lartë në Holandë me qëllim të përmirësimit dhe harmonizimit të planeve dhe programeve arsimore, aktet normativo-juridike, shkëmbimin e ekspertëve dhe formave të tjera të bashkëpunimit.
Gjatë takimit gjithashtu nga të dyja palët u shpreh interesi për të bashkëpunuar në shkëmbimin e informacionit shkencor dhe teknologjik dhe publikime, shkëmbimin e shkencëtarëve dhe ekspertëve për konsultime dhe leksione, trajnimet dhe seminaret e përbashkëta, organizimin e studimeve të veçanta, etj. /Radio Vala

879 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: