Home / Lajme / Samit tradicional I Maqedonisë 2025 në Shkup

Samit tradicional I Maqedonisë 2025 në Shkup

Shkup, 20 tetor 2016
Në Shkup sot në mëngjes filloi Samiti i pestë i Maqedonisë 2025. Mbi 250 mysafirë do të ndjekin diskutime për përparimin ekonomik të Maqedonisë sipas indeksit matës të përbërë nga Maqedonia 2015 në bashkëpunim me MekKinzi.
Të pranishmit sot në mëngjes i përshëndetën anëtarët e Këshillit të drejtorëve Vera Stafrof, Majk Zafirovski dhe Zhivko Mukaetov, ndërsa gjatë Samitit dyditor do të kenë mundësi të dëgjojnë për trendet më të reja botërore në biznes, investime, financa, lidership, inovacione dhe teknologji.
Do të debatohet për qëndrueshmërinë e energjensëve dhe mundësinë që të përdoren burimet ripërtëritëse të energjisë sipas shembullit të vendeve nordike të cilat planifikojnë 100 për qind të furnizohen me energji të qëndrueshme. Do të flitet për ekonominë qarkulluese, term i cili shënon revolucion në ekonominë industriale përmes pakësimit të mbeturinave dhe evitimit të ndotjes. Eksperti nga BE-ja do të flasë për transformimin e qyteteve në qytete të mençura sipas shembullit të disa qendrave evropiane.
Për herë të parë do të prezantohet programi i Agjencisë evropiane të gjithësisë dhe mundësisë që sektori privat të kyçet në hulumtimet e tyre. Do të prezantohen edhe arritjet më të reja botërore teknologjike si inxhinieria emocionale, tele-shëndet dhe zhvillim i komunikimit inteligjent ndërmjet makinave.
Samiti është me temë Platforma për përçim të diturive nga sfera e biznesit, lidershipit dhe inovacioneve. /Radio Vala

3,026 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje