Home / Lajme / Shoqata Bashkimi sjell Artisten e madhe Shkurte Fejza në Mbrëmjen për Festen e Flamurit në Bernë

Shoqata Bashkimi sjell Artisten e madhe Shkurte Fejza në Mbrëmjen për Festen e Flamurit në Bernë

Bernë, me 20 Tetor 2016

Shoqata Kulturore Bashkimi në Bernë të Zvicër çdo datë të rëndësishme Kombëtare e shënon me organizime të mëdha gjithëkombëtare. Çdo vit organizimet janë më madhështore e më të bukura. Këtë vit, drejtuesit e SHK “Bashkimi”, për Festën e madhe të Flamurit do ta sjellin artisten e madhe të Këngës Popullore dhe Folklorike, Shkurte Fejza, transmeton Radio Vala.

“Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Ostermundigen, me rastin e Festave të Nëntorit, organizon Festë gjithëkombëtare. Mbrëmje festive gjithëkombëtare për nder të festës së Flamurit në Bern, me artisten e madhe të këngës Shqipe, Shkurte Fejza”, thotë kryetari i ShKSh “Bashkimi”, Asan Jashari.

Mbrëmja festive do të mbahet në Hotel NATIONAL në Hirschengraben 24,
3011, Bern me datë 19.11.2016 (e Shtunë) Ora:18:00.

K.Selimi /Radio Vala

496 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje