Home / Lajme / ENSAR HURUGLICA FUTBOLLISTI I ÇMUAR I FC LUCERNIT NË ZVICËR

ENSAR HURUGLICA FUTBOLLISTI I ÇMUAR I FC LUCERNIT NË ZVICËR

Lucern, me 21 Tetor 2016
Albsport.ch – Faqja e parë sportive shqiptare në Zvicër, prezanton një prej talenteve më të mëdhenj shqiptar në Zvicër, i cili luan në klubin e njohur Zviceran të futbollit FC Luzern.
Bëhet fjalë për futbollistin trembëdhjetë vjeçar Ensar Huruglica.
Ensar Huruglica, është i lindur më 27 Maj 2003 në Gjilan, është një futbollist i cili luan si mesfushor me klubin zviceran FC Lucern.
Huruglica ka lindur në Gjilan të Kosovës, por tre muaj pas lindjes së tij, ai emigroi në Zvicër me prindërit dhe katër motrat e tij.
Që në moshën katër vjeçare, ai filloi stërvitjet e futbollit në vendbanimin e tij në klubin FC Emmenbrücke. Nuk kaluan as dy vite dhe talenti i tij mahniti ekspertët e atëhershëm të klubit më të madh të 5 kantoneve të Zvicrës (LU, OW, NW, ZG, SZ), FC Lucernit, dhe u ftua që të luaj për këtë klub futbolli. Prej asaj kohe, Huruglica njihet si një lojtar nga më të çmuarit në ekipin e tij.
Me ekipin e tij, Huruglica fitoi shumë e shumë ndeshje dhe turne Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ata ishin të ftuar të luajnë në Gjermani, Austri, Itali, Angli dhe shumë vende të tjera. Si dhe në Ligën e Futbollit të Zvicrës ekipi i Huruglicës mbron me vite të tëra vendin e parë.
Në qershor të vitit 2015, Ensar Huruglica ishte ftuar të luaj për përfaqësuesen e Kombëtares së Kosovës, në një turnir Ndërkombëtar në Cyrih të Zvicrës. As aty nuk mungoi suksesi dhe ai ndihej shumë krenar dhe kishte emocione të paharrueshme që luante për vendlindjen e tij.
Në klubin FC Luzern, Huruglicën e përshkruajnë si të “paparashikueshëm me topin” dhe pasimet e tij janë të “klasit botëror”.
Ensari, jo vetëm në futboll por edhe në shkollë është nxënës shembullor. Kalon kohën me familjën dhe shokët e tij si dhe ushtron privat sporte të tjera me shokët si basketbollin, notin dhe vrapimin.
Edhe pse është ende fëmijë, me 13 vitet e tij Huruglica di ti vlerësojë vlerat e tij kombëtare, që domethënë që flet, shkruan dhe lexon rrjedhshëm në gjuhën shqipe.
Ensari gëzon një mbështetje të madhe prej familjes dhe rrethit të tij. Ai është një djalë i edukuar në frymën kombëtare me ambicie dhe ëndrra të mëdha, që një ditë ta ndjekë rrugën e suksesit të futbollistëve shqiptarë siç janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe shumë të tjerë.
K.Selimi /Albsport.ch /Radio Vala

1,677 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje