Home / Lajme / Halili në “Kran Montana”: Maqedonia e mbylli rutën e emigrantëve në Ballkan me qasje humane

Halili në “Kran Montana”: Maqedonia e mbylli rutën e emigrantëve në Ballkan me qasje humane

Bruksel, 21 tetor 2016
Maqedonia e ndaloi valën e emigrantëve përgjatë rutës së migrantëve në Ballkanin Perëndimor, por asnjëherë nuk u tërhoq nga parimi i njerëzisë, që do të thotë se me të gjithë njerëzit të veprohet në mënyrë humane dhe të barabartë në të gjitha rrethanat, shpëtim të jetëve dhe pakësim të vuajtjeve, përderisa u sigurua respekt dhe dinjitet për emigrantët apo refugjatët. Këtë e porositi sot Festim Halili, zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në kuadër të forumit “Kran Montana” në Bruksel, në suaza të sesionit për krizën e refugjatëve që gjatë dy viteve të fundit po e lëkundë kontinentin evropian, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Së bashku me një numër të madh të përfaqësuesve të lartë të shteteve dhe qeverive evropiane, zëvendëskryeminsitri Halili e prezantoi qëndrimin e Maqedonisë dhe se si shteti përballet me krizën e emigrantëve dhe ndërmerr masa për tejkalimin e situatës me migrantët. Sipas Halilit, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, shteti i Maqedonisë koordinohet vazhdimisht me vendet-anëtare të Unionit me qëllim të përballjes me këtë problem global.
Festim Halili shtoi se përballja me situatën paraqet sfidë të madhe për Maqedoninë, si vend i vogël që nuk është pjesë e BE-së dhe barrë shtesë për gjendjen e saj të brishtë politike dhe ekonomike. Në atë pikëpamje, ai theksoi se Maqedonia po përballet me shpenzime të mëdha dhe theksoi se sipas disa vlerësimeve, prej nëntorit të vitit 2015, shpenzimet e përgjithshme mujore për punën e institucioneve të kyçura në përballjen e krizës me migrantët (siç janë policia, armata, shërbimet shëndetësore, këmbimit të informatave, shërbimeve sociale…) vlerësohet në rerth 1,3 milionë euro.
“Megjithatë, BE mbetet partneri ynë kyç në sigurimin e mbështetjes së përpjekjeve për përballje me krizën e migrantëve, përfshirë edhe mbështetjen financiare. Qeveria e Republikës së Maqedonisë përgatiti Plan të aksionit për preventivë dhe përballje me emigrantët, hyrjen e tyre dhe transitin përmes territorit të RM-së dhe merr pjesë me masa dhe aktivitete për parandalimin dhe përballjen me krizën rrjedhëse me valën e emigrimit ilegal që vjen nga territori i vendit-anëtar të Bashkimit Evropian”, shtoi zëvendëskryeminsitri Halili.
Sipas Festim Halilit, pas 7 marsit të këtij viti dhe Samitit BE – Turqi, i është vënë fundi valës së emigrantëve përmes rutës perëndimore ballkanike dhe se prej 8 marsit nuk ekzistojnë shkresa të reja të ardhjes dhe kalimit të emigrantëve në “kuotën 59” nga ana e Greqisë në Maqedoni.
Ai i theksoi edhe rreziqet të cilat dalin nga migrimi ilegal, para së gjithash transferi i mundshëm i luftëtarëve të huaj terrorist, parandalimi i punës së rrjeteve të krimit të organizuar, kontrabandimi i personave pa dokumente apo me dokumente të rrejshme, kontrolli i identitetit të shtetasve të huaj dhe njohja e personve të cilët kanë marrë pjesë në veprimet luftarake në rajinet e krizës sipas tij kërkojnë vëmendje të posaçme nga ana e autoriteteve.
Pjesëmarrjen e vet në këtë ngjarje të madhe në kryeqytetin evropian, zëvendëskryeministri Halili e shfrytëzoi edhe për të realizuar takim bilateral me Tomas Majr-Harting, drejtor i prëgjithshëm për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin evropian për punë të jashtme. /Radio Vala

1,131 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje