Home / Lajme / Deri sot për votim në KSHZ janë paraqitur 540 qytetarë të Maqedonisë nga vendet e huaja

Deri sot për votim në KSHZ janë paraqitur 540 qytetarë të Maqedonisë nga vendet e huaja

Shkup, 24 tetor 2016
Përfundimisht me ditën e sotme deri në ora 14, gjithsej 540 qytetarë të Republikës së Maqedonisë, të cilët janë në punë ose qëndrim të përkohëshm në vendet e huaja e kanë shfrytëzuar mundësinë për paraqitje përmes aplikacionit elektronik në ueb faqen e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) për votim për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.
Siç kumtoi KSHZ-ja, gjithsej 217 paraqitje janë pranuar, 19 janë refuzuar, ndërsa 304 paraqitje janë në fazë të përpunimit.
Komisioni shtetëror zgjedhor u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët janë në punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit të paraqiten për votim për zgjedhjet e ardhshme. Paraqitja mund të kryhet përmes aplikacionit elektronik të vendosur në ueb faqen e Komisionit shtetëror zgjedhor https://dijaspora.sec.mk.
Paraqitja në përfaqësitë diplomatike-konsullare, respektivisht në zyrat konsullare, do të zgjatë deri më 11 nëntor të vitit 2016. /Radio Vala

764 total views, 0 views today

About RV2

Check Also

Dalin në shitje biletat për ndeshje vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Tiranë/Prishtinë/Cyrih, më 18 Maj 2018 Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se …

Lini një Përgjigje