Home / Lajme / Fillon Teatri i 15-të shqiptar në Maqedoni

Fillon Teatri i 15-të shqiptar në Maqedoni

Dibër, 24 tetor 2016
Në Qendrën e kulturës në Dibër sonte fillon edicioni i 15-të i Teatrit shqiptar në Maqedoni, në të cilin do të marrin pjesë teatro nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Festivalin do ta hapë kryetari i komunës Ruzdi Lata, pas së cilës do të shfaqet komedia “I sëmurë për mend”, i teatrit të Kumanovës, dramë shqipe, në regji të Ahmet Jakupit.
Teatri shqiptar, i cili tradicionalisht mbahet në Dibër do të zgjatë gjashtë ditë, kurse artdashësit do të kenë mundësi të përcjellin tetë shfaqje, njëra prej të cilave është jashtë konkurrencës.
Në mbrëmjen e fundit të festivalit do të jepen çmimet për shfaqje më të mirë, regji, aktor dhe aktore më të mirë.
Mbajtjen e festivalit edhe këtë vit financiarisht e mbështesin Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë dhe Komuna e Dibrës. /Radio Vala

789 total views, 4 views today

About RV2

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: