Home / Lajme / Sot afati i fundit për dorëzimin e këngëve në Festivalin e 55-të të Këngës në RTSH

Sot afati i fundit për dorëzimin e këngëve në Festivalin e 55-të të Këngës në RTSH

Tiranë, 24 tetor 2016
Sot është afati i fundi i dorëzimit të këngëve për edicionin e 55-të të Festivalit të këngës në RTSH, që do të mbahet në dhjetor.
Organizatorët e festivalit shprehin kënaqësinë për angazhimin e deritanishëm të artistëve për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme artistike.
Këtë vit festivali ka një strukturë dhe konceptim të ri, që synon rikthimin e besimit të publikut dhe të krijuesve.
Udhëheqës artistikë të këtij festivali janë pesë producentë muzikorë: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Florent Boshnjaku, Bojken Lako dhe Gent Rushi, të cilët do të krijojnë një bazament përzgjedhës cilësor.
Në festivalin e këtij viti do të jenë vetëm 24 këngë pjesëmarrëse, 14 prej të cilave do të shkojnë në finale, ndërsa për herë të parë përzgjedhja e tyre do të bëhet nga juria profesionale, juria e gazetarëve dhe publiku.
Kënga fituese, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, në finale do të zgjidhet nga juria profesionale dhe juria e publikut në raportin 60 me 40 përqind.
Një prej risive të këtij festivali ku dominon zhanri pop, do të jetë ajo që këngëtarët, të cilët do të renditen me këngët e tyre në vendin e dytë dhe të tretë do jenë pjesë e ekipit të Shqipërisë në Eurovision.
Vitin e kaluar festivalin e TVSH-së e fitoi këngëtarja Eneda Tarifa me këngën “Përrallë”, e cila më pas përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion. Festivalit Evropian i këngës do të mbahet vitin e ardhshëm në Ukrainë. /Radio Vala

303 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje