Home / Lajme / Prej nesër ndryshim i motit

Prej nesër ndryshim i motit

Shkup, 25 tetor 2016
Nesër nga orët e pasdites, kryesisht në veri dhe lindje, do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Reshje të dobëta të kohëpaskohshme do të ketë edhe të enjten, ndërsa nga orët e pasdites dhe gjatë natës së të premtes reshjet kohëpaskohe do të jenë më intensive, njoftoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.
Nga e mërkura pasdite do të fillojë të fryjë erë veriore, e cila në ditët në vijim kohëpaskohe do të përforcohet dhe do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturës për dhjetë gradë në krahasim me të sotmen.
Për shkak të uljes së ajrit të ftohtë nga veriu gjatë natës të së premtes dhe të premten paradite në malet më të larta në pjesën veriperëndimore të vendit reshjet do të kalojnë në borë.
Nga e premtja vijon periudhë e motit stabil, të thatë dhe më i ftohtë me temperatura të mëngjesit të cilat në disa vende do të ulen edhe nën zeron. /Radio Vala

431 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje