Home / Lajme / Zëvendëskryeministri Arbër Ademi realizoi takim me ambasadorin e ri të Sllovenisë, Jazbec

Zëvendëskryeministri Arbër Ademi realizoi takim me ambasadorin e ri të Sllovenisë, Jazbec

Shkup, 25 tetor 2016
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec.
Zëvendëskryeministri Ademi dhe Ambasadori Jazbec, siç thuhet në kumtesë u dakorduan se dy vendet kanë marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera të cilat karakterizohen me bashkëpunim të suksesshëm dhe shumëvjeçar pa çështje të hapura.
Në këtë kontekst zëvendëskryeministri Ademi theksoi se Republika e Maqedonisë është miku i mirë i vendit dhe mbështetës i rëndësishëm në më shumë sfera, në veçanti në procesin e integrimit euro-atlantik. Ademi theksoi se vendi, por edhe për rajonin të mbeten në perspektivë evropiane.
Ambasadori Jazbec theksoi se politika e zgjerimit është një ndër politikat më të rëndësishme evropiane dhe përgjigjja më e përshtatshme e sfidave strukturore me të cilat ballafaqohet Unioni.
Në takim u diskutuan edhe aktivitetet kyçe të realizuara në periudhën e kaluar në përputhshmëri me detyrimet të cilat dalin nga marrëveshja Politike, për të cilën të dy palët theksuan rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve parlamentare demokratike dhe të besueshme.
Zëvendëskryeministri nënvizoi se angazhimi i Qeverisë mbetet edhe për përmbushjen e detyrimeve të cilat dalin nga Reformat Urgjente Prioritare si dhe zbatimi i plotë i rekomandimeve nga analiza e marrëveshjes të Ohrit. /Radio Vala

439 total views, 0 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Dalin në shitje biletat për ndeshje vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Tiranë/Prishtinë/Cyrih, më 18 Maj 2018 Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se …

Lini një Përgjigje