Breaking News
Home / Lajme / FC Diaspora e Delemontit i afrohet vendit të parë, Bujar Bega shënon golin fitues

FC Diaspora e Delemontit i afrohet vendit të parë, Bujar Bega shënon golin fitues

Delemont, me 26 Tetor 2016

FC Diaspora e Delemontit është çështje javësh kur do të jetë lider në tabelën e klasifikimit në Ligën e 3-të të futbollit Bern/Jura (Grupi i 7-të). Në ndeshjen e dhjetë, FC Diaspora si mysafir ka fituar FC Courrendlin me rezultat 1:2. Epërsia e hershme e FC Diasporës me golin e Kadri Hamzës ka dhënë sinjalin se ekipi shqiptar në këtë takim ka synim vetëm tre pikëshin. Por, vendasit barazuan shpejtë në minutën e 9-të me golin e Francesco Caramanna. Ky gol u dha motiv futbollistëve të FC Diasporës për të kërkuar golin e fitores deri në fund të takimit. Bujar Bega goditi për fitore në minutën e 75-të.

Bega në prononcimin për Albsport.ch, shprehu gëzimin që ekipit të tij FC Diasporës i ka sjellë fitore me golin e shënuar.

“Ndjehem i kënaqur që shënova golin e fitores. Me këtë fitore iu kemi afruar 4 pikë vendit të pare. Ndjehem i kënaqur se ia kam dhënë fitoren ekipit tim që ka lojtarë shumë të mrekullueshëm . I falënderoj edhe tifozët e FC Diasporës”, tha Bujar Bega, mesfushor ofanziv i FC Diasporës i cili këtë sezon ka shënuar katër gola për ekipin e tij.

Vendi i parë tanimë është shumë afër për FC Diasporën. Vetëm katër pikë është mbas vendit të parë dhe vetëm një mbas vendit të dytë.

K.Selimi /Albsport.ch /Radio Vala

 3,597 total views,  6 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Zejdan Alili, futbollist në Gjermani, flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim (26) bashkëbisedim me Zejdan Alilin, Futbollist në SV 1950 Büchelberg e.V. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: