Home / Lajme / Likova mbetet bastion i BDI-së

Likova mbetet bastion i BDI-së

Likovë, me 26 Tetor 2016
Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi sot një takim pune me strukturat e partisë në komunën e Likovës, ku u vu re një angazhim aktiv i pjesëmarrësve. Në takim ishin të pranishëm drejtues të lartë politikë të partisë.

Të pranishmit diskutuan rreth çështjeve që pritet të jenë thelbësore gjatë zgjedhjeve të ardhshme në vend dhe temat tek të cilat BDI duhet të përqendrohet në dialogun e saj me elektoratin.

Drejtuesit e larte politik falenderuan pjesëmarrësit për punën e mirë që kanë kryer në shërbim të banorëve të Likovës, por theksuan se beteja për mirëqenien e shqiptarëve vetëm sa ka filluar. Ndërsa është bërë shumë përparim në çështje si ne aspekt te arritjes se barazisë ekonomike ashtu edhe në atë kombë tare edhe pse ka mbetur shumë pune për tu bërë.

Objektivat strategjike të BDI-së nuk pranojnë kompromise dhe puna për të arritur barazi nuk do të ndalet.

Takimi ishte një tjetër shenjë e mbështetjes së madhe që BDI gëzon në Likovë, duke konfirmuar që kjo komunë mbetet bastion i saj.

Pjesëmarrësit u ftuan të jenë aktivë me ide dhe në bashkëbisedime me njerëzit e zonës, për të dëgjuar çdo mendim të elektoratit shqiptar. /Radio Vala

879 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: