Home / Lajme / Promovohet laboratori për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar në spitalin “Filipi i Dytë”

Promovohet laboratori për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar në spitalin “Filipi i Dytë”

Shkup, 26 tetor 2016
Laboratori për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar është promovuar sot në Spitalin special për sëmundje kardiovaskulare “Filipi i Dytë”.
Bëhet fjalë për teste të reja molekulare dhe gjenetike me të cilat do të mund të zbulohen predispozicione për zhvillim të sëmundjeve të zemrës, predispozicione për koagulopati te gratë shtatzëna gjatë terapisë hormonale dhe fekondimit in vitro, shtimit në peshë dhe rekomandim për mënyrën e ushqyerjes, reagimi dhe veprimet e padëshiruara të ilaçeve (farmatogentikë).
Krahas kësaj, do të bëhen teste për terapi të personalizuar të kancerit dhe kancerit të trashëguar, sekuencim të genomit të tërësishëm dhe egzomit të tërësishëm, do të zbulohen sëmundje gjenetike te fryti pas javës së 10-të nga shtatzënia me metoda joivazive (marrja e gjakut nga nëna) dhe detektim molekular të sëmundjeve infektive.
“I madh është hapi në diagnosifikimin e kancerit, ku në bazë të analizave gjenetike mund prej më herët të dihet në çfarë predispozicione pacienti është i prirë. Mund të caktohet predispozicion gjenetik nëse organizimi i njeriut është i përshtatshëm për sportin të cilin e ka zgjedhur dhe të marrë rekomandim për çfarë lloj sporti është e përshtatshme muskulatura e tij. Laboratori është i qasshëm jo vetëm për të sëmurë por edhe për njerëz të shëndoshë”, theksoi sot në konferencën për shtyp drejtori Zhan Mitrev, themelues, pronar dhe drejtor i spitalit.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai tha se një analizë mund të kushtojë 1.500 dhe 2.000 euro dhe varet nga pakoja gjegjësisht çfarë përfshinë analiza. /Radio Vala

422 total views, 6 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje