Home / Lajme / Rangimi i Maqedonisë në “Duing biznis” rezultat historik, prej vitit 2007 ngritje prej 84 vendeve

Rangimi i Maqedonisë në “Duing biznis” rezultat historik, prej vitit 2007 ngritje prej 84 vendeve

Shkup, 26 tetor 2016
Rangimi i Maqedonisë në vendin e 10-të në botë dhe në vendin e pestë në Evropë në raportin e “Duing biznis” të Bankës Botërore është rezultat historik i cili del nga përkushtimi dhe puna e madhe e Qeverisë dhe paraqet nxitje që të vazhdohet me reformat për krijimin e klimës së volitshme afariste, vlerësoi sot zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski.
Në kon ferencën për shtyp në Qeveri, zëvendëskryeminsitri Peshevski theksoi se Maqedonia shënon përparim t[ë vazhdueshëm në raportin e Bankës botërore dhe se në krahasim me vitin 2007 është vërejtur ngritje prej 84 vendeve.
Sipas tij, rangimi më i ri i Maqedonisë është lajm i shkëlqyeshëm dhe do të kontribuojë për afirmim edhe më të madh të vendit në korniza botërore.
Ai shtoi se rezultatet nga raporti janë posaçërisht të rëndësishme për Qeverinë dhe se nga ana e institucionit financiar me renome botërore është njohur mundi dhe angazhimi i investuar në zbatimin e reformave ekonomike.
Ministri i Financave, Kiril Minovski theksoi se procedurat për zhvillim të biznesit në të gjitha segmentet në Maqedoni janë dukshëm të lehtësuara, më të thjeshta dhe të pakësuara, ndërkaq janë shkurtuar edhe koha dhe shpenzimet.
Ai theksoi se Maqedonia ndodhet në vendin e 9-të në botë sipas indikatorit Pagim i tatimeve, në vendin e 16-të tek indikatori “Qasje drejt kredive”, në vendin e 27-të tek indikatori “Kushte për tregtim tejkufitar” dhe në vendin e 32-të sipas “Zgjidhjes së mosaftësisë pagesore”.
Edhe në raport me indikatorët e tjerë, Maqedonia qëndron më lartë në raportin e Bankës botëroe. Kështu, Maqedonia është vendi i katërt në botë pas Zelandës së Re, kanadasë dhe Hong-Kongut ku është më lehtë të fillohet biznesi, ndërkaq në vendin e 11-të në botë është ranguar sipas indikatorit për nxjerrje të lejeve ndërtimroe. Sipas indikatorit për mbrojtje të investuesve pakicë, Maqedonia e zë vendin e 13-të në botë, ndërsa edhe një kategori ku ka përparim të dukshëm është qasja drejt energjisë elektrike ku është e ranguar në vendin e 29-të.
Në raportin “Duing biznis” në të cilin maten kushtet për zhvillim të biznisit në 190 shtete të botës, Maqedonjia është më mirë e ranguar se Australia, Gjermania, Austria, Kanadaja, Franca… Sipas raportit, Maqedonia është vend me klimë më të mirë afariste në Ballkan. Pas saj janë Bullgaria, e cila është e ranguar në vendin e 39-të, Serbia në vendin e 47-të, Shqipëria në vendin e 58-të, Kosova në vendin e 60-të dhe Greqia në vendin e 61-të. /Radio Vala

217 total views, 4 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje