Home / Lajme / Arifi e vizitoi Repartin për mamografi në Qendrën klinike në Tetovë

Arifi e vizitoi Repartin për mamografi në Qendrën klinike në Tetovë

Tetovë, 27 tetor 2016
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot e vizitoi Repartin për memografi dhe diagnostifikim në Qendrën klinike në Tetovë. Aktiviteti ishte pjesë me rastin e ditës ndërkombëtare të luftës kundër kancerit në gji.
Arifi theksoi se ajo e ka kaluar dhe tejkaluar këtë sëmundje dhe se me aktivitete të tilla dhe të ngjashme do t’u mundësohet më shumë grave në kohë ta zbulojnë kancerin në gji dhe të ballafaqohen me të, pasi që procedura mjekësore rreth kontrollit zgjat rreth gjysmë ore dhe është e sigurt dhe e padhimbshme.
“Tetori është muaji i rritjes së vetëdijes për kancerin në gji tek gratë. Me rëndësi të madhe është ajo që për të pestin muaj me radhë në këtë repart punon mamografi me ç’rast edhe grave të Tetovës iu mundësua që ky kontroll t’u mundësohet më afër vendbanimit të tyre. Komuna e Tetovës u kyç në këtë aktivitet kështu që në bashkëpunim me Qendrën klinike mundëson kontroll falas, skrining të gjive, për gratë mbi 40-vjeç si dhe mundësi për transport falas për atë të cilët vijnë nga vendet rurale në komunë”, tha Arifi.
Për të caktuar termin, shtoi, kemi hapur edhe linjë telefonike 044 – 511 – 930.
Doktoresha specialiste radiologe dhe onkologe, Vjollca Skenderi nga Reparti për mamografi dhe diagnostifikim tha se krahas mamografit në qendër ka mundësi për eko në gji që praktikohet te më të rinjtë se 40-vjeç, por se edhe pse në rajon ka gra të cilat me vetëiniciativë kanë cakuar skrining, në nivel të komunës ato janë vetëm përjashtime. Nga ana tjetër, theksoi, diagnostifikimi në kohë i kancerit në gji mundëson procedurë më të lehtë mjekësore në ballafaqimin dhe mjekimin.
Në kuadër të aktiviteteve të sotme kryetarja Arifi bashkë me mjekët u shëtitën në rrugën “Radovan Coniç”, ku i vizituan më shumë gra sipërmarrëse dhe ndanë këshilla dhe brosuhra për diagnostifikimin e hershëm të kësaj sëmundjeje tipike për gratë. /Radio Vala

3,142 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: