Home / Lajme / Deri të hënën kërkesa për subvencione për sipërfaqe bujqësore prej 10 deri 50 hektarë

Deri të hënën kërkesa për subvencione për sipërfaqe bujqësore prej 10 deri 50 hektarë

Shkup, 27 tetor 2016
Të hënën (31 dhjetor) skadon afati për parashtrim të kërkesës për pagesa të drejtpërdrejta për pagesa shtesë të drejtpërdrejta nga nënmasa 1.1 për sipërfaqe të përpunueshme bujqësore me madhësi prej 10 deri 50 hektarë, kumtoi sot Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Kërkesat shtrohen në shkrimtoren e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, personalisht apo me postë. Formulari për parashtrim të kërkesave si dhe dokumentacioni i nevojshëm mund të merret në Agjenci apo të zbritet nga ueb faqja: www.iparda.gov.mk, në fushën “Pagesa të drejtpërdrejta 2016” – “Formularë”. /Radio Vala

688 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: