Home / Lajme / Ministri Kuçi: Raporti i Bankës botërore – rezultati i angazhimit në zbatimin e reformave ekonomike

Ministri Kuçi: Raporti i Bankës botërore – rezultati i angazhimit në zbatimin e reformave ekonomike

Shkup, 27 tetor 2016
Një delagacion qeveritar i përbërë nga ministrat e Ekonomisë, Ekologjisë dhe Investimeve të huaja Driton Kuçi, Bashkim Ameti, Arlind Zeqiri dhe zëvendës ministri i finanacave Gëzim Beadini sot realizuan një vizitë pune tek një ndër kompanitë më të suksesshme në Maqedoni, Dauti Komerc në Shkup.

Ministrat, gjatë takimit me pronarin e kësaj kompanie Xhemail Dauti, diskutuan për raportin e fundit të “Duing biznis” të Bankës botërore, që rangoi Maqedoninë në vendin e 10-të në botë dhe në vendin e pestë në Evropë. Minisitri Kuçi tha se raporti i “Duing biznis” është rezultat shumë i lartë por edhe i pritshëm i cili del nga përkushtimi dhe puna që në vazhdimësi kanë bërë resoret që udhëheqim si kuadro të BDI-së, ministrinë e Ekonomisë dhe në ministritë për investime të huaja.
“Ky rangim paraqet nxitje që të vazhdohet me reformat për krijimin e klimës së volitshme afariste. Do të jetë motivim për të vazhduar me përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjes ë investimeve të huaja, si dhe mbështetjes për kompanitë vendore, siç është kjo kompani që vizitojmë sot, Dauti Komerc, që është një model i një biznesi të sukseshëm,i bërë në një ambient të volitshëm për biznes”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.
Raporti i Duing Biznis, tha Kuçi është posaqërisht i rëndësishëm për Ministrinë e Ekonomisë, ministrat e investimeve të huaja dhe drejtorinë e për investime të huaja të gjitha këto institucione të udhëhequra gjatë periudhës së kaluar nga ministra shqiptarë-kuadro të BDI-së, dhe kjo është rezultati i mundit dhe angazhimit në zbatimin e reformave ekonomike.
Pronari i Kompanisë Dauti Komerc, Xhemail Dauti tha se gjatë 10 viteve të kaluara komopania që ka themeluar ai, ka arritur suksese të jashtëzakonshme dhe është rritur në vazhdimësi.
‘”Ne si biznese përshëndesim raportin shumë pozitiv të Bankës botërore, sepse vendi I 10 është e arritur e madhe për Maqedoninë. Kohë pas kohe na paraqiten problem, dhe neve drejtohemi tek funksionarët tanë, të cilët gjithmonë na mbështesin. Uroj që të vazhdojnë kështu dhe I motivoj që të punojnë edhe më shumë. Besoj se për tu arritur ky rangim është dashur të plotësohen kushtet e bankës botërore, dhe këtë e dëshmon fakti se ne si kompani për 10 vitet e kaluara kemi bërë progress të jashtëzakonshëm, kemi rritur shitjet dhe numrin e të punësuarve” deklaroi Dauti.
Sipas raportit, Maqedonia është vend me klimë më të mirë afariste në Ballkan, para të gjitha shteteve të rajonit, ndërsa ka kaluar edhe shume shtete ekonomikisht të fuqishme nga Evropa Perëndimore. /Radio Vala

2,639 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje