Home / Lajme / MPJ: Nuk ka qytetarë të lënduar të Maqedonisë në serinë e tërmeteve në Itali

MPJ: Nuk ka qytetarë të lënduar të Maqedonisë në serinë e tërmeteve në Itali

Shkup, 27 tetor 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë në bazë të informacioneve, me të cilat disponon deri më tani kumtoi se nuk ka qytetarë të lënduar të Maqedonisë në serinë e tërmeteve që dje janë regjistruar në Italinë qendrore, nga të cilët më i fuqishmi ka qenë me magnitudë prej 6,1 ballëve sipas Rihterit.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë u bën thirrje të gjithë të interesuarve për pyetjet e ndërlidhura me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët momentalisht ndodhen në Itali, të drejtohen në telefonat е kujdestarisë në Ambasadën e Maqedonisë në Romë ose në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
Persona për kontakt:
Ministria e Punëve të Jashtme: Silvana Ivanovska
Telefon Mobil: +38972 239 052
E-mail: silvana.ivanovska@mfa.gov.mk

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Romë:
Emilia Nikolovska
Telefon Mobil: 00393889050310
Semra Ramadani Alimi
Telefon Mobil: 00393485273136
Adresa: Via Bruxelles 73/75, 00198 Romë
E-mail: rome@mfa.gov.мk. mb/mp/09:49
/Radio Vala

470 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje