Home / Lajme / OEMVP në Konferencë “Montenegro 2016” për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

OEMVP në Konferencë “Montenegro 2016” për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

Shkup, 27 tetor 2016
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha dhe Kryetari i Kuvendit Kasam Zendeli sot dhe nesër do të jenë pjesë e Konferencën ekonomike Montenegro 2016, me temë mbi Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, e cila mbahet në Budva.
Konferenca është në organizim të Odës Ekonomike e Malit të Zi në bashkëpunim me Komitetin për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore në Berlin, ndërsa në hapjen fjalime përshëndetëse kishin Kryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi Velimir Mijushkoviq, Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës nga Gjermania Andreas Obersteller dhe kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.
Në panelin e parë të kësaj konference, siç theksohet në kumtesë, u prezantuan reformat e ndryshme politike si faktor kyç për perspektivën e shteteve të Ballkanit dhe zhvillimit ekonomik të tyre si dhe procesi i Berlinit, të arriturat dhe pritjet prej tij. Në këtë panel morri pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë Milva Ekonomi, e cila tha se politika duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal, me theks në tregtinë e lirë si mjet lidhës në mes vendeve të Ballkanit.
Kryetarët e odave ekonomike nga Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Slovenija dhe Serbia diskutuan rreth perspektivave ekonomike të Ballkanit Perëndimor.
“Duke pasur parasysh zhvillimet ekonomike deri tani në mes këtyre vendeve, mendoj se ka ardhur momenti që këtë bashkëpunim ta ristrukturojmë, ta vendosim në ura, të cilat janë më aftagjate dhe të vendosim pika kontakti që t‘ju shërbejnë bizneseve të Ballkanit dhe në mënyrë institucionale të ngritim këtë, sepse politikë e mirë është ajo politikë që ndëgjon zërin e biznesit. Tregëtia e lirë vetëm në letër si rrjedhojë e marrëveshjes CEFTA nuk është e mjaftueshme”, tha Nebi Hoxha, kryetari i OEMVP-së.
Në fokus të kësaj konference në panelet tjera ishin temat e bashkëpunimit të veçantë në sektorë si energjetika, infrastruktura, arsimi, industria e mineraleve, turizmit, agrobiznesit, industria përpunuese dhe tregëtia. Gjithashtu, u prezantuan edhe mundësitë e ndryshme për investime të huaja, përvojat e deritanishme dhe pritjet në të ardhmen, duke parë të gjitha këto nga këndvështrimi i një ekonomie kreative, si nevojë e Ballkanit, me theks të veçantë në inovacionet dhe qendrat për start-up bizneset. /Radio Vala

678 total views, 0 views today

About RV2

Check Also

Dalin në shitje biletat për ndeshje vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Tiranë/Prishtinë/Cyrih, më 18 Maj 2018 Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se …

Lini një Përgjigje