Home / Kulturë / Promovohet romani “Një sagë e vogël” e publicistit Besnik Mustafaj

Promovohet romani “Një sagë e vogël” e publicistit Besnik Mustafaj

Dibër, 27 tetor 2016
Në organizim të pushtetit lokal të Dibrës sot u promovua romani “Një sagë e vogël” e autorit Besnik Mustafaj, politikan dhe publicist i njohur i Republikës së Shqipërisë dhe ish-shef i diplomacisë shqiptare.
Në promovimin, i cili u mbajt në hapësirat e komunës, kryebashkiaku Ruzhdi Lata midis tjerash tha se romani i Mustafajt zuri vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tij të pasur.
“Mustafaj zë vend dhe rol të veçantë në letërsinë shqiptare dhe kuptohet në jetën politike në hapësirat mbarëshqiptare. Promovimi i këtij libri është konfirmim për respektin që autori e ka ndaj Dibrës dhe dibranëve”, tha Lata.
Sipas redaktorit të librit, Hashim Baftjari, romani paraqet sagë të vërtetë për atë që ka ndodhur nëpër burgjet në Shqipëri, për vuajtjet e personave të cilët kanë qenë në to, për ata të cilët kanë punuar në to, për ata të cilët kanë qenë pjesë e kësaj kohe dhe familjet e të burgosurve.
“U mundova përmes fjalës së shkruar t’i pasqyroj golgotën dhe vuajtjet e të burgosurve, të familjeve të tyre, gjendjen në burgjet në Shqipëri, ku sistemet kanë ndryshuar ndërsa burgjet kanë mbetur të njëjta, pavarësisht se nëse ka qenë në pushtet mbreti Ahmet Zogu apo Enver Hoxha”, tha autori, duke shtuar se deshirë e madhe e tij ka qenë që librin ta promovojë në Dibër.
Në promovim foli edhe Emin Azemi, i cili e potencoi faktin që romani është shumë i lexuar në Gjermani, ndërsa mori pjesë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. /Radio Val27_10_2016_libri_besnik_mustafaj 27_10_2016_besnik_mustafaj_libri

943 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje