Home / Lajme / Kuçi: Me mbështetjen financiare deri në teknologjitë e reja për gratë – sipërmarrëse

Kuçi: Me mbështetjen financiare deri në teknologjitë e reja për gratë – sipërmarrëse

Shkup, 28 tetor 2016
Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi pas dorëzimit të vendimeve për pagesë në bazë të Programit për konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrësi, në disa fusha, duke përfshirë mbështetjen financiare për femrat sipërmarrëse, sot ka vizituar ateljen e modës “M Couture” si një nga kompanitë që kanë fituar subvencion me qëllim që të njihet me mënyrën e shfrytëzimit të mbështetjes financiare nga ana e ministrisë së Ekonomisë.
Këtë masë me të cilën subvencionohen ndërmarrje që udhëhiqen dhe menaxhohen nga femra nëpërmjet bashkëfinancimit të 60 % të harxhimeve për blerjen e paisjeve,meremetimin e hapësirës afariste/përkujdesje ndaj fëmijëve të moshës parashkollore,por jo më shumë se 120.000 denarë për aplikues, Ministria e Ekonomisë po e realizon për të pestin vit me rradhë ndërsa këtë vit janë paraparë mjete me vlerë të përgjithshme prej 2.000.000 denarësh.
“Pas shpalljes së thirrjes publike kanë arritur 33 aplikacione, të cilat janë shqyrtuar nga Komisioni, sipas parimit ai që vjen i pari shërbehet i pari deri në shterrjen e mjeteve me ç’rast u aprovuan 23 kërkesa, 13 u refuzuan për mos përmbushje të kushteve të thirrjes publike, ndërsa 3 kërkesa nuk u shqyrtuan për shkak të mjeteve te harxhuara. Pra, të gjitha fondet për këtë masë janë harxhuar”, tha Kuçi.
Disenjatorja Mila Kadriu shprehu kënaqsinë nga subvencioni i fituar duke shtuar se lloji i këtillë i mbështetjes iu ndihmon grave –sipërmarrëse në aplikimin e teknologjisë së re në procesin e punës së tyre.
“Subvencionet e fituara nga Ministria e Ekonomisë në ‘M-Couture” do të përdoren për të zëvendësuar makinat e vjetra me të reja, dhe kjo do të thotë zhvillim i teknologjive të reja në procesin e prodhimit. Ka nevojë për më shumë projekte të tilla për të mbështetur sipërmarrësinë e femrave, sepse mbështetja nga institucionet është gjithmonë e mirëpritur në mënyrë që ne mund të jemi konkurruese edhe jashtë Maqedonisë “, u shpreh Kadriu.
Ministri Kuçi ka sqaruar se për këto pesë vite kjo masë ka subvencionuar gjithsej 86 biznese në pronësi dhe të menaxhuara nga femrat me ç’rast janë shpenzuar 7 milionë denarë, dhe kjo masë është parashikuar edhe në vitin 2017.
“Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me përpjekjet tona për integrimin e komunitetit të donatorëve për të forcuar këtë mbështetje si në aspektin e llojit të mbështetjes ashtu edhe në aspektin financiar për të rritur buxhetin për këtë qëllim”, shtoi ai.
Sipas të dhënave statistikore, në Maqedoni janë aktive rreth 20 mijë subjekte afariste në pronësinë e të paktën një femreje, të cilat punësojnë mbi 50 mijë persona. Shumica e këtyre subjekteve janë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë (8139),dhe në industrinë përpunuese (1,835). /Radio Vala

580 total views, 0 views today

About RV2

Check Also

Dalin në shitje biletat për ndeshje vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Tiranë/Prishtinë/Cyrih, më 18 Maj 2018 Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se …

Lini një Përgjigje