Home / Lajme / MPJ: Nuk ka informata për shtetas të lënduar të Maqedonisë në tërmetin në Itali

MPJ: Nuk ka informata për shtetas të lënduar të Maqedonisë në tërmetin në Itali

Shkup, 30 tetor 2016
Pas tërmetit të fuqishëm që sot në mëngjes e goditi pjesën qendrore të Itlaisë, Minsitria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë informon se Ambasada jonë në Romë është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe për momentin nuk ka informata për qytetarë të lënduar.
Sipas MPJ-së, janë vërejtur vetëm dëme të mëdha materiale.
Ministria e Punëve të Jashtme, njëherit i injofton të gjithë të interesuarit se për pyetjet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë të cilët për momentin ndodhen në Itali, mund të lajmërohen në telefonat kujdestar në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Romë, Republika e Italisë, si dhe në Minsitrinë e Punëve të Jashtme. ab/12:43

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Romë:
Personi për kontakt: Emilija Nikollovska
Telefoni celular: 00393889050310
Personi për kontakt: Semra Ramadani Alimi
Telefoni celular: 00393485273136
Adresa: Via Bruxelles 73/75, 00198 Rome Е-posta: rome@mfa.gov.mk
Ministria e Punëve të Jashtme
Personi për kontakt: Silvana Ivanovska
telefoni celular: +38972 239 052
E-posta: silvana.ivanovska@mfa.gov.mk
/Radio Vala

249 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje