Breaking News
Home / Lajme / SAZAN MEMEDI E NOKAUTOI, LUCA KINDLHOFERIN, TRE HERË E RRËZOI NË DYSHEME

SAZAN MEMEDI E NOKAUTOI, LUCA KINDLHOFERIN, TRE HERË E RRËZOI NË DYSHEME

Cyrih, me 29 Tetor 2016

Edhe pse pritej të jetë një luftë jo e lehtë për KikBoksierin gostivaras në Zvicër, Sazan Kimbo Memedi, megjithatë me shumë lehtësi arriti që tre herë ta rrëzoje në dysheme kundërshtarin e tij, Luca Kindlhofer dhe akoma pa mos mbaruar raundi i parë ta fitoje ndeshjen me KO.

Ndeshja e Kategorisë +95 kilogram midis KikBoksierit Sazan Memedi nga Klubi Frizur Gym dhe Luca Kindlhofer nga Berna, u zhvillua në Sallën e Sporteve Gries në Volketswil të Cyrihut.

Për Sazan Memedin kjo ishte fitore e rëndësishme që i hap rrugë që gjatë muajit Dhjetor të zhvilloje një meç për Titull.

Gazetari i Albsport.ch dhe RadioVala.com i ndoqi shumicën e ndeshjeve në Mbrëmjen e Luftërave në KikBoks dhe Boks ku ka zhvilluar disa Intervista ekskluzive me sportistë shqiptar pjesëmarrës në këtë mbrëmje.

K.Selimi /Albsport.ch /Radio Vala

1,177 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Sadiku debuton me humbje te Lugano, humb edhe Zürich-u në St.Gallen

E Mërkurë, me 6 Shkurt 2019 Armando Sadiku ka debutuar në ekipin e FC Lugano-s. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: