Cyrih, me 29 Tetor 2016
Boksieri shqiptar në Zvicër, Ylli Rashiti ka gjunjëzuar boksierin e mirënjohur kroat Marko Martinjak në mbrëmjen e boksit të zhvilluar në Palestrën Sportive Gries në Volketswiel të Cyrihut, transmeton Albsport.ch.
Për Ylli Rashitin kjo ishte fitorja e shtatë në ndeshjen e tetë në boksin Profesional.
Në një prononcim ekskluziv për Albsport.ch, boksiri Ylli Rashti tha se për këtë meç është përgatitur tre muaj. Intervistën e plotë do ta ndiqni ditëve në vijim.
K.Selimi /Albsport.ch
1,420 total views, 1 views today