Home / Lajme / Ministri Xhaferi u takua me ambasadorin Timonier

Ministri Xhaferi u takua me ambasadorin Timonier

Shkup, 31 Tetor 2016
Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi sot e priti ambasadorin e posaemëruar francez në Maqedoni, Kristijan Timonier.
Në takim, siç kumtoi Kabineti i Ministrisë së Drejtësisë, është biseduar për gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë, si dhe për organizimin e zgjedhjeve më 11 dhjetor.
Ministri Xhaferi e ka njoftuar ambasadorin Timonier me aktivitetet të cilat janë marrë lidhur me reformat nga Ministria e Drejtësisë.
Në takim është diskutuar edhe për ndihmën e ofruar nga Franca për Maqedoninë, veçanërisht lidhur me Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë.
Të dy bashkëbiseduesit, siç shtohet në kumtesë, janë dakorduar të fillojnë me përgatitjet për nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe ndërmjet dy vendeve.
Timonier dhe Xhaferi kanë shprehur kënaqësi të përbashkët për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve. /Radio Vala

592 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Bejta vizitoi Malësinë e Gostivarit, Njoftoi banorët se është Miratuar Asfaltimi i dy rrugëve Patalisht dhe Tërnovë

Gostivar, me 11 tetor 2017 Vizita e Nevzat Bejtës dhe Ali Ahmetit në Malësinë e …

Lini një Përgjigje