Home / Lajme / Ministrja për vetëqeverisje lokale, Shiret Elezi sot vizitoi komunën e Vrapçishtit

Ministrja për vetëqeverisje lokale, Shiret Elezi sot vizitoi komunën e Vrapçishtit

Vrapçisht, me 31 Tetor 2016
Ministrja për vetëqeverisje lokale, Shiret Elezi sot vizitoi komunën e Vrapçishtit, ku u promovua ndërtimi i rrugës së re në këtë fshat. Ky projekt infrastrukturorë është financuar nga Ministria për vetëqeverisje lokale dhe Byroja për zhvillim të barabartë regjional i destinuar për zhvillimin e fshatrave e me sugjerim të komunës së Vrapçishtit.
-Me përkrahje financiare të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, në Vrapçishtit është realizuar projekt i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së popullatës lokale. Nga Programit për zhvillim të barabartë rajonal përveç se financohen projektet me rëndësi rajonale, ka fonde të destinuara për projekte më të vogla për zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja specifike zhvillimore. Ata janë po aq të rëndësishme për shkak se janë të destinuara për zgjidhjen e nevojave esenciale të popullsisë lokale, tha ministrja Elezi.
Ministrja për vetëqeverisje lokale theksoi se në vitin 2016, Ministria dhe Byroja për zhvillim rajonal, nga Programi zhvillim të barabartë regjional kanë siguruar gjithsejt 302 milionë denarë për realizimin e projekteve prioritare në rajonet planore, në zonat me nevoja specifike zhvillimore dhe në fshatra.
Konkretisht, në rajonin planorë të Pollogut në vitin 2016 janë mbështetur më shumë projekte prioritare të cilët në ecuri implementohen nga ana e Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut dhe komunave në rajon.
Nëpërmjet Qendrës për zhvillim të rajonit planorë të Pollogut implementohen katër projekte me vlerë prej 23,669,651 denarë, edhe atë:
1. Ndërtimi i kolektorit për ujëra të zeza në fshatrat Trebosh dhe Pallaticë (komuna e Zhelinës), si dhe fshatrat Poroj dhe Xhepcishtë (Tetovë) në vlerë prej 8,118,658.00 denarë.
2. Projekti për rregullimin sipërfaqes tokësore të parkut, stacionin e autobusëve të Tetovës në shumë prej 7.900.937 denarë.
3. Ndërtimi dhe përmirësimi i kanalizimit të ujërave të zeza në rajonin e Pollogut që lidh komunat e Bërvenicës, Zhelinës dhe Bogovinës në vlerë prej 3,086,133.00 denarë.
4. Rikonstruksioni i rrugës rajonale Gostivar-Sërmnovë gjegjësisht rrugën Llakavicë – Sërmnovë në shumë prej 4,563,923.00 denarë.
Për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore dhe për zhvillimin e fshatrave janë miratuar këto projektet cilët janë në fazën e implementimit nga ana e komunave e që do të finalizohet në vitin 2016:
1. Ndërtimi i një rruge lokale “jashtë zonës së ndërtimit” Glogji – Dobrosht, komuna e Tearcës, në vlerë prej 3.000.000,00 denarë
2. Përgatitja e studimit të fizibilitetit për fshatrat e Sharit- Tetovë, si një destinacion turistik, në vlerë prej 461,675.00 denarë.
3. Rikonstruksioni i rrugëve lokale në fsh. Rogle të komunës së Zhelinës, në vlerë prej 3.000.000,00 denarë.
4. Ndërtimi i rezervuarit të ujit në Bogovinë në vlerë prej 3.000.000,00 denarë.
5. Ndërrimi i dritareve dhe dyerve në fsh. Siriçinë, fsh. Kopancë dhe Jegunovcë, në shumë prej 346,500.00 denarë
6. Ndërtimi i trotuarit në f.sh.Brvenicë, në vlerë prej 2,855,563.00 denarë. /Radio Vala

1,628 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje