Home / Lajme / Minutat shtesë me fat për FC Prishtina Bern, Fitim Sadriji në minutën e 92-të bën golin e fitores

Minutat shtesë me fat për FC Prishtina Bern, Fitim Sadriji në minutën e 92-të bën golin e fitores

Bernë, me 31 Tetor 2016

FC Prishtina Bern edhe këtë javë ka marr fitore në sekondat e fundit të ndeshjes, kësaj radhe ndaj FC Moutier në minutën e 92-të shtesë me penalltinë e shënuar nga Fitim Sadriji.

Gjysmë pjesë e parë ka përfunduar me dizavantazh për ekipin FC Prishtinës, kur mysafirët kanë shënuar golin e epërsisë në minutën e 20-të me Cédric Hulmann.

Gjysmë pjesa e dytë i ndryshoi gjërat dhe për FC Prishtinën solli frytin e deshiruar. Gzim Zahiri i cili është në formë javëve të fundit ka shënuar golin e barazimit vonë në minutën e 70-të. Në minutën e 92-të Fitim Sadriji realizoi penalltinë dhe solli tre pikët e reja për ekipin, por edhe festën e madhe për ekipin kryeqytetas.

Prishtina mbetet në hap më ekipet që kryesojnë tabelën në Ligën e 2-të Interregional në Grupin e
3-të, me 22 pikë, katër më pak se vendi i parë.

K.Selimi /Albsport.ch /Radio Vala

3,727 total views, 0 views today

About RV2

Check Also

Dalin në shitje biletat për ndeshje vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Tiranë/Prishtinë/Cyrih, më 18 Maj 2018 Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se …

Lini një Përgjigje